Wenger: Pres që Sanchez të qëndrojë në Arsenal

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është shprehur se Alexis Sanchez nuk ka thënë se do të braktis klubin, andaj pret nga lojtari i kombëtares së Kilit që të respektojë kontratën që ka me klubin dhe të qëndrojë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ditët e fundit mediat britanike theksojnë se Sanchez karrierën do ta vazhdojë në radhët e rivalit të Arsenalit në Premier Ligë Manchester City.

Megjithatë, në pyetjen nëse Sanchez i ka thënë se dëshiron të braktis klubin Wenger tha “jo”.

“Lojtarët kanë kontrata dhe presim prej tyre që t’i respektojnë kontratat. Kjo është ajo që duam”, shtoi Wenger.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button