Maqedoni, nevojitet saktësim i Ligjit për tatim personal mbi të ardhurat

Është i nevojshëm saktësim i Ligjit për tatim personal mbi të ardhurat, gjegjësisht rregullim i obligimeve të organizatave civile në lidhje me tatimet dhe lirimet nga tatimet, i cili dallon nga sektori publik dhe subjektet ekonomike.

Kjo sot u konstatua në tryezën e rrumbullakët të titulluar “Si deri te rregullativa ligjore e cila do t’i mbrojë organizatat civile nga inspektimet dhe kontrollet e arbitrazhit në sferën e punës tatimore dhe financiare”, të iniciuar nga kontrollet e fundit inspektuese ndaj 20 organizatave joqeveritare. Konferenca është organizuar nga Shoqata e Maqedonisë për juristë të rinj, Instituti për të drejtat e njeriut dhe Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Goce Kocevski nga Shoqata e Maqedonisë për juristë të rinj tha se përveç inspektimeve për punë financiare të organizatave joqeveritare, nga ana e shumë politikanëve është kryer edhe presion publik për ndjekjen e tyre.

Në ngjarje u prezantua edhe propozim iniciativa deri te Gjykata kushtetuese e RM-së me të cilën kontestohet neni 5 paragrafi 2 nga Ligji për tatim personal mbi të ardhurat me të cilën, siç thonë organizatorët, në mënyrë jo të qartë dhe jo të saktë vendoset obligim për pagesën e tatimit personal mbi të ardhurat dhe për të ardhurat e realizuara me prodhime të gatshme ose në ndonjë mënyrë tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button