Kur është koha e duhur për t’i thënë partnerit të ri ‘Të dua’?

“Është shumë shpejt, nuk i them dot ‘Të dua’… Lind pyetja: Kur është koha e duhur për t’i thënë partnerit, një fjalë kaq të shkurtër por me shumë peshë?

Lidhja jonë është në hapat e para, dhe pavarësisht se mund të na shkojë për mrekulli, e kemi paksa të vështirë për t’ia shprehur dashurinë.

“Nëse e themi që tani, çfarë na mbetet më pas”, kështu mendojnë shumë prej nesh, dhe me të drejtë. Por për disa të tjerë, kurrë nuk ka një kohë të caktuar, thjesht e thonë atëherë kur e ndjejnë.

Të nisur nga kjo, kompania “JuGov” ka bërë një sondazh, duke pyetur 3.947 persona se pas sa kohësh lidhje duhet t’i thuash partnerit “Të dua”.

Rezultatet ishin këto: Pjesa më e madhe u përgjigjën që nuk ka një kohë të caktuar. Ndërkohë, 22% u përgjigjën se koha e duhur ishte pas 3 muajve, 14% mendonin pas 6 muajsh, e ndërsa 13% pas një muaji.

Po ju jeni dakord me këtë rezultat?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button