Është i domosdoshëm këmbimi i informacioneve për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve

Zhvillimi i përvojave ekzistuese dhe përmirësimi i njohurive për komunikimin me rrezik, në kushte kur nga dita në ditë në korniza evropiane dhe botërore janë duke u ashpërsuar kriteret për siguri në ushqim janë sfidat me të cilat ballafaqohet Agjencia për ushqim dhe veterineri si institucion përgjegjës për sigurimin e ushqimit dhe mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenies së kafshëve. Këtë e theksoi drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterineri, Zoran Atanasov, në fjalimin në ditën e parë të Punëtorisë dyditore për komunikim me rrezik, që mbahet në Shkup me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Agjencisë Evropiane për Siguri në Ushqim – EFSA.

“Në drejtim të mbështetjes së fuqishme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe interesave të kompanive të përfshira në sektorin ushqimor, kriteret e reja të sigurisë për ushqim imponojnë jo vetëm ndërmarrjen dhe zbatimin e verbër të procedurave për komunikim por edhe përshtatjen e tyre me nevojat e konsumatorëve dhe bashkësisë së biznesit, gjithmonë të bazuar në ndjekjen e trendeve bashkëkohore të shkencës. Platformat ekzistuese të Agjencisë evropiane për Siguri dhe Ushqim me sukses i integron konsumatorët, shkencën dhe informimin dhe prandaj pres se përmes përvojave evropiane dhe përvojave të vendeve fqinje të cilat do të prezentohen do t’i thellojmë edhe njohuritë dhe përvojën tonë për komunikim me rrezikun”, tha Atanasov.

Kjo, siç theksoi, do të krijojë bashkëpunim më të suksesshëm për këmbimin e informacioneve midis vendeve fqinje dhe institucioneve evropiane me një qëllim – mbrojtjen e shëndetit të konsuamtorëve.

Përfaqësuesi i Sektorit për komunikime nga Agjencia evropiane për siguri të ushqimit, Shira Tabaçnikov ka shprehur bindje se përvojat të cilat do të prezantohen, do ta përmirësojnë dhe zhvillojnë diturinë për komunikim me rrezikun dhe do të kontribuojnë për lehtësimin e komunikimit të institucioneve me mediat dhe qytetarëve.

Në kuadër të Punëtorisë për komunikim me rrezik që realizohet me përkrahje të Komisionit evropian në kuadër të Programit paraqasës të EFSA për vitin 2015-2017, do të prezantohen praktikat më të mira për komunikim me rrezik, roli i mediave sociale, ndërsa do të prezantohen edhe përvojat evropiane dhe ato të vendeve fqinje nga sfera e komunikimit me rrezik.

Në punëtorinë dyditore marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, ministrive, agjencive për ushqim dhe instituteve për shëndet publik nga Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, BeH-ja dhe Serbia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button