Shkupjanët marshuan për rikujtim të masakrës së Srebrenicës (FOTO/VIDEO)

Komuniteti Kulturor boshnjak i Republikës së Maqedonisë, i cili njëherësh paraqet edhe aleancë të organizatave joqeveritare boshnjake në vend, sot në Shkup mbajti Marsh të paqes për Srebrenicën me qëllim që të shënohet 22-vjetori i gjenocidit ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, njofton Portalb.mk.

Marshi filloi prej Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Gjatë marshit u mbajtën fjalime nga përfaqësuesit e Bashkësisë Kulturore të Boshnjakëve me rastin e shënimit të gjenocidit ndaj boshnjakëve.

Marsh për Srebrenicën

Kryetari i Bashkësisë Kulturore të Boshnjakëve të Maqedonisë, Xhemil Bektoviç, në fjalimin e tij tha se ky gjenocid është dhimbja më e madhe e tyre e cila siç tha, dashtë Zoti askujt mos t’i ndodhë, transmeton Anadolu Agency.

“Dëshirojmë që edhe popujt e tjerë të nxjerrin mësim nga kjo dhe të kuptojnë dhimbjen tonë, sidomos ata që kanë bërë krimin, ata që ishin pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të krimit, duke njohur gjenocidin të jetojnë të lirë nga barra e krimit të kryer ndaj boshnjakëve”, tha Bektoviç, për të shtuar se të pranishëm në eventin e sotëm janë edhe përfaqësues të komuniteteve tjera.

Emir Hasanoviç, pjesëmarrës në Marshit për Srebrenicën, tha se boshnjakët sot përkujtojnë shehidët e masakrës së Srebrenicës dhe gjithë viktimat tjera të pafajshme në Bosnjë e Hercegovinë.

“Lotët dhe pikëllimin e nënave të Srebrenicës i ndjejmë edhe ne, prandaj jemi këtu sot që të ripërsërisim se kurrë nuk do të harrojmë Srebrenicën, njollën e errët të njerëzimit”, tha Bellma Ibroviç, e cila lexoi mesazhin në emër të Bashkësisë Kulturore të Boshnjakëve të Maqedonisë.

Marsh i Paqes për Strebenicën

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, më 4 shkurt të vitit 2010, mbështeti Rezolutën e Parlamentit Evropian për Srebrenicën, të miratuar më 15 shkurt të vitit 2009 dhe u obligua që në mënyrë adekuate të shënojë 11 korrikun.

Ndryshe, në ceremoninë përkujtimore në Potoçari, më 11 korrik të këtij viti do të bëhet varrimi i 71 mbetjeve mortore të gjenocidit të Srebrenicës, identiteti i të cilëve sapo është zbuluar, në mesin e të cilëve janë edhe shtatë të mitur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button