Luftëtarët e SHI-së pohojnë se lideri i grupit Abu Bakër al Bagdadi është i vdekur

Luftëtarët e Shtetit Islamik pohojnë se lideri i tyre Abu Bakër al Bagdadi është i vdekur, bëri të ditur televizioni irakian “As Sumaria”, duke iu referuar burimit lokal në provincën Ninava, qendra administrative e të cilit është Mosuli.

Kryeministri irakian Hajder al Abadi dje deklaroi se qyteti i dytë sipas madhësisë në vend tërësisht është çliruar nga SHI-ja.

Sipas televizionit irakian, luftëtarët e SHI-së kanë kumtuar për humbjen e liderit të tyre përmes një kumtese të shkurtër. Në tekst ishte shkruar se së shpejti do të publikohet emri i liderit të ri.

Nga mesi i muajit të kaluar, Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se Al Bagdadi ishte vrarë gjatë një goditje ajrore ruse në Siri që nga fundi i majit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button