Si të fshini një mesazh të vetëm në iOS?

Fshirja e një bisede të tërë në iOS është gjë e lehtë, por fshirja e një porosie individuale SMS nga një temë kërkon pak më tepër punë.

Dhe ja se çfarë duhet të bëni. Zgjidhni porosinë individuale që doni ta fshini duke e mbajtur gishtin të shtypur me të për një kohë. Kjo do të pasojë me paraqitjen e një menyje “Copy More…”. Zgjidhni More dhe ajo porosi duhet të përzgjidhet.

Përzgjidheni edhe ndonjë porosi tjetër që doni ta fshini dhe klikoni butonin e shportës që ndodhet në pjesën e poshtme. Mos e shtypni opsionin Delete All. 

Lajme të ngjashme

Back to top button