Osmani-Rot: Procesi i integrimit evropian, Maqedonia është në rrugën e duhur

 

Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u realizua takim mes zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe sekretarin shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihaell Rot

“Gjermania është mbështetës i fortë i politikës së zgjerimit të BE-së dhe anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila tregoi inicimin e Procesit të Berlinit, përkushtuar lidhshmërisë, marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit Evropian, e cila u konfirmua në Samitet e fundit në Vjenë dhe Parisit e cila do të vazhdojë edhe me samitin në Triestes këtë javë, “tha Zëvendëskryeministri Osmani.

Ai prit se në Samitin në Trieste do të përforcohet perspektiva e Ballkanit Perëndimor përmes mbështetjes së agjendës për lidhje dhe mbështetjen e projekteve infrastrukturore dhe energjetikës, në kuadër të së cilës pret edhe pranimin e projektit tone infrastrukturor për Korridorin VIII.

Zëvendëskryeministri Osmani në takim e njoftoi Sekretarin shtetëror Rot edhe me Planin 3-6-9 i cili përmban Reformat Urgjente Prioritare të Qeverisë të cilat do të zbatohen në periudhën e ardhshme. Osmani theksoi që zbatimi i reformave dhe bashkëpunim rajonal për integrim në BE janë dy trajektore paralele në të cilën po ecë puna e Qeverisë se re, si dhe kthimi i rrugës drejt BE-së është e patjetërsueshme, sepse integrimet euroatlantike të vendit mbeten prioritet strategjik i Qeverisë.

Dy bashkëbiseduesit janë optimist që procesi euro integrues i vendit është ç ‘frenuar dhe se me përkushtim do të përmbushet koha e humbur, që të vazhdoj vendi pa pengesa ti zbatoj reformat për integrime në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button