Dinamikë e re për eurointegrime – Zaev dhe delegacioni qeveritar në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Triestë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, do ta udhëheq delegacionin e lartë qeveritar në Samitin e katërt “BE – Ballkani Perëndimor” në korniza të procesit të Berlinit, i cili do të mbahet nesër në Triestë, njofton Portalb.mk.

Samiti, është organizuar nga Italia e cila është udhëheqëse e BE-së.  Në të do të marrin pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, zëvendëskryeministrave, ministrave të Punëve të Jashtme, për Ekonomi dhe për Transport, përfaqësues të lartë të vendit nikoqir, presidentë dhe kryeministra të disa vende të Evropës, por edhe përfaqësues të BE-së dhe Komisionit Evropian, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, por edhe eurokomesarja për Transport, Violeta Bolc.

Kryeministri Zaev në korniza të Samitit, përskaj takimeve me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evripian dhe KE-së, do të realizojë edhe takime bilaterale me kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, Serbisë, Ana Bërnabiq dhe të Sllovenisë, Miro Cerar.

Kryeministri i Qeverisë,  do të realizojë takim edhe me ministrin e MPJ-së së Britanisë së Madhe, Boris Xhonson, i cili në këtë Samit do të jetë përfaqësues i kryeministres britanike, Tereza Mej.

Takimi me përfaqësuesit më të lartë të Ballkanit Perëndimor në Triestë është finale e aktiviteteve të BE-së në pjesën e parë të vitit, dhe rezultat i vizitave të përfaqësues së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe të komesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han.

Samiti ka për qëllim që të nxisë lëvizje të euro-integrimeve për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe të sjell hapa konkret sa i përket lidhjes infrastrukturore dhe ekonomike. Për atë qëllim janë siguruar 1.3 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, mjete të cilat duhet që të shfrytëzohen deri në fund të vitit 2020 për projekte në fushën e transportit, infrastrukturës, energjetikës, mjedisit jetësor dhe të inovacioneve, të cilat duhet që të realizohen në korniza të komunitetit të transporit të Ballkanit Perëndimor, e cila me ceremoni festive do të themelohet me nënshkrimet e kryeministrave të rajonit.

Në korniza të Samiit të katërt, do të mbahen edhe programe tjera të rëndësishme, si Biznes forumi për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, forumi për të rinj, punëtori për luftën kundër korrupsionit dhe debat tematik dialog me shoqërinë civile.

LEXO: Filloi punën forumi me sektorin civil të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Triestes (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button