Bisedë telefonike Zaev – Pens: Mbështetje e SHBA-së për reformat dhe aspiratat euroatlantike

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev mbrëmë ka biseduar në telefon me nënpresidentin e SHBA-së, Majk Pens. Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë që e publikoi Pens në profilin e tij në Tuiter, thuhet se nënpresidenti amerikan ia ka uruar Zaevit zgjedhjen për kryeministër dhe e ka përsëritur mbështetjen e SHBA-së për reformat dhe aspiratat euroatlantike të Maqedonisë.

“Në emër të presidentit Donald Tramp, nënpresidenti Pens e uroi Zaevin për marrjen e detyrës së kryeministrit më 31 maj. Nënpresidenti e nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj aspiratave euroatlantike të Maqedonisë dhe e inkurajoi Zaevin t’u japë prioritet reformave të cilat do të mundësojnë përparim të Maqedonisë në atë rrugë. Nënpresidenti Pens theksoi edhe se e pret me padurim takimin me Zaevin dhe liderët e rajonit të BAllkanit Perëndimor në Samitin e Kartës së Adriatikut që do të mbahet më 2 gusht në Podgoricë, Mal të Zi”, ceket në kumtesën nga Shtëpia e Bardhë.

Пенс 2

Maqedonia si kryesuese aktuale me Kartën e Adriatikut, së bashku me Malin e Zi, do të jetë nikoqire e takimit të ardhshëm të liderëve të vendeve anëtare me nënpresidentin amerikan Majk Pens në Podgoricë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP