Rrëfehet Patozi: Ja pse Basha nuk lëshon çelësin e PD-së

Astrit Patozi ka rrëfyer të gjitha detajet pse ai hodhi poshtë kandidaturën për kryetar të PD-së dhe kjo lidhet ngushtësisht me rrezimin e projektit të tij. “Projekti që unë propozova, u rrëzua e tëra”, tha ai gjatë një interviste për “REPORT TV”. Ai tha se kërkonte një garë demokratike, por ajo dështoi totalisht. Ja kush ishin tre pikat kryesore, në të cilën Patozi hasi pengesa.

1-Të hynim në një garë të barabartë. Moralisht Basha duhej të kishte dhënë dorëheqje të menjëhershme.

2-Aksesi i listave. Unë kërkova që të kisha një kopje të listës së anëtarësisë dhe tha se kjo ishte e pamundur, se i merr kundërshtari.

3-Data ishte taksative, 22 korriku.

“Të treja këto ishin kushtet minimale. Unë e dija që ai do ishte i avantazhuar, sepse vinte nga pozicioni i kryetarit”, tha Patozi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button