TUNG dhe HELLO President

Kandidati presidencial Gjeorgi Ivanov prej sot edhe zyrtarisht është president i Maqedonisë.Ivanov kundërshtohet nga BDI, partneri aktual i VMRO-DPMNE-së, se nuk është legjitim por është legal! Ndarjet legale që BDI, aktualisht përpiqet t’i bëjë janë të njëjta si me idenë e kanditatit konsensual dhe thirrjeve të dikurshme “Jo Presidentit të Njëanshëm”.Por pas gjithë kësaj, mos shkon më mirë thirrja “Hello President”?

Megjithatë, prej sot, e deri në përfudim të mandatit  të ri presidencial, asgjë s’do të ndryshojë.Ivanov do të betohet para Kushtetutës dhe të tjerët vetëm mund të flasin apo mbulojnë dështimin ideor.

Mospjesmarrja e BDI-së në inaugurimin e presidentit Ivanov nuk paraqet kurfarë delegjitimimi presidencial.Përkundrazi senca e parë ishte vendimtare për ta “legjitimuar”presidentin Ivanov në mandatin e tij të dytë. Kreu partiak thotë se Ivanovi është legal por jo edhe legjitim.Praktika kushtetuese  dhe bisedat e fundit në mes  BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së tregojnë si ai nuk është më i tillë.Disa e votuan e të tjerët e “verifikuan” mandatin e tij me një ceremoni më pak publike, duke nënshkruar kontratën qeverisëse me grupin bisedues të palës tjetër.

Thirrjet në legjitimitet zbehen nga kontrata e fundit partiake

Një fakt duhet ritheksuar:konsensualiteti nuk do të jetë më temë diskutimi në mes partnerëve, të paktën edhe për pesë vitet e ardhshme.

Shpenzimet buxhetore dhe talllja me votuesit se do votojmë dhe do ta parandalojmë “kandidatin e njëanshëm” përfundojnë sot.

Aktrimi i fundit me siguri i ka bindur edhe me shume votuesit se “tetori konsensual” partiak nuk është më i njëjtë me majin, kur përsëri ju del përpara presidenti i vërtetë për të cilin partitë kanë biseduar më parë.

Disfata është e madhe në planin elektoral dhe qeverisës.Pozitat në qeveri do të jenë më të dobëta dhe ndarja e posteve do të bazohet kryesisht në forcën që ka treguar pala biseduese para nënshkrimit të deklaratës së përbashkët më VMRO-DPMNE-në.

Shtatori dhe “marrëveshja tematike”

Tani të presim shtatorin, ndoshta do ta mbajnë premtimin për “marrëveshjen tematike” gjashtë mujore.

Andaj nuk e kanë keq  kur disa media, raportojnë se edhe presidenti Obama do të angazhohet që emri të zgjidhet dhe Maqedonia të mos bëhet Ukrainë.

Partneriteti qeveritar ndoshta është krijuar për këtë front të ri ndërkombëtar, që Maqedonia të dalë nga izolimi.

Inaugurimi i presidentit Ivanov nuk do të dallojë aq shumë nga mandati i fundit.BDI ka shërbyer vetëm si vegël për të forcuar pozicionin shtangues të Maqedonisë.Presidentit konsensual i erdhi fundi, tani rradhën përsëri  i vërteti.

Nga Tung president, u bë hello shef. Fronti ndërkombëtar për ta debllokuar procesin, duhet të shkojë paralel me forcat demokratike. Sidoqoftë, tani të gjithë duhet të themi: Hello President dhe urime.Nuk je më i njëanshëm, je konsensual!

Lajme të ngjashme

Back to top button