Memedi: Nëse Sela dëshiron ta lëshojë Aleancën, nuk e kundërshtojmë vendimin

“Nëse LR-PDSH-ja dëshiron ta lëshojë Aleancën e Shqiptarëve, ky është vendimi i tyre, ne nuk përzihemi”, këtë nga qendra për shtyp e Kuvendit e deklaroi deputeti i RDK-së  dhe anëtari i Aleancës së Shqiptarëve, Vesel Memedi pas deklaratës së Ziadin Selës nga LR-PDSH-ja, njofton Portalb.mk.

“RDK mbetet në Aleancë. Ne deri tani kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe për gjithçka jemi dakorduar. Ne nuk dëshirojmë të  kushtëzojmë, punojmë në interes të bashkësisë shqiptare. Megjithatë, nëse vendosin të jenë jashtë koalicionit, ju dëshirojmë fat”, tha Memedi.

Ai shpjegoi se gjithçka është e përgatitur dhe përshtatur mes koalicioneve partnere për miratimin e ligjit për gjuhë dhe se ligji të përpunohet në mënyrë teknike dhe të hyjë në në procedurën parlamentare.

LEXO: Sela: Nuk do të qëndrojmë në Kuvend nëse nuk miratohet ligji për gjuhën shqipe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button