Han: BE nuk rrin duarkryq lidhur me migrantët

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han e hedhë poshtë përshtypjen se BE-ja “vetëm sheh dhe rrin duarkryq” ndaj migrantëve.

Në intervistën për “Kurir”-in vjenez, ai theksoi se nuk do të ketë suksese afatshkurte dhe se është e domosdoshme të mbrohet Evropa, në mënyrë që të prëforcohet Afrika.

“Numri i migrantëve në rutën mesdhetare është rritur, por kjo është vetëm një e pesta e asaj që ishte në kulmin e krizës së rutës ballkanike”, tha Han.

“Problemet me migrimin nga Afrika do të jenë edhe shumë vite. Do të gënjenim nëse pohojmë se ai problem mudn të zgjidhet në mënyrë afatshkurte”, theksoi Han.

Ai shtoi se dy vite KE-ja punon me ato shtete afrikane të cilat janë vende të prejardhjes së migrantëve.

“Është e domosdoshme që në ato shtete të nxitet zhvillimi i përgjithshëm dhe për këtë të vihen në disponim para”, theksoi Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button