“Kumanova”, ka ende procedurë deri në shpalljen e vendimit

Është anuluar seanca e sotme gjyqësore e rastit “Kumanova”, ndërkaq e njëjta është caktuar për më 20 korrik, njofton Portalb.mk.

Arsyet e anulimit të seancës nuk dihen, ndërkaq në lidhje me informatat në opinion se së shpejti pritet që të shpallet vendimi për “Kumanovën”, avokati i palës mbrojtëse, Mefail Arsllani, për Portalb.mk, thotë se nuk mund të dihet se kur shpallet vendimi, pasi që ka një procedurë e cila patjetër duhet të tejkalohet.

“S’mundet të shpallet menjëherë vendimi. Sipas ligjit për procedurë penale, fjalë përmbaruese duhet të jep Prokuroria, pas asaj, avokatët kërkojnë termin – afat kohorë; që ata të përgatisin fjalë përmbaruese, secili avokat dhe mbrojtës ka drejtë për fjalë përmbaruese, pasi të mbarohet kjo procedurë pritet shpallja e vendimit”, thotë Arsllani.

Në rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave” akuzohen 37 persona, për veprën “terrorizëm”, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, në të cilën një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.

LEXO: Rasti “Kumanova

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button