Tërmet i fuqishëm në Filipine

Tërmet me intensitet prej 5,9 ballësh sipas Shkallës së Rihterit e goditi sot ishullin qendror të Filipineve, Lejte, kumtoi Enti gjeologjik amerikan.

Epiqendra e dridhjes ka qenë në afërsi të qytetit Ormok, në thellësi prej 12,7 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Tani për tani nuk ka të dhëna për viktima eventual dhe as dëm të shkaktuar material.

Javën e kaluar Filipinet u goditën nga tërmeti me intensitet prej 6,5 ballëve, në të cilin jetën e humbën dy persona, ndërsa 72 janë lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button