Nesër vazhdimi i seancës së gjashtë të Kuvendit

19:50- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nesër në mesditë do ta vazhdojë seancën e gjashtë në kuadër të së cilës deputetët edhe sot debatuan për vendimin për dhënie të pajtueshmërisë së akteve të përgjithshme të Avokatit së Popullit.

Gjatë debatit të sotëm deputetët e opozitën parashtruan shumë pyetje, midis të cilave për nevojat për punësime të reja në institucionin Avokati i popullit. Theksuan se Avokati i Popullit nuk është prononcuar për veprimin e tij dhe e theksuan nevojën për rirregullim të rregullativës ligjore për përforcim të rolit të këtij institucioni.

Avokati i Popullit Ixhet Memeti, madje, theksoi se me sistematizimin dhe organizimin e ri vetëm do t’i mundësohet pavarësi e plotë nga pushteti ekzekutiv.

Pikë e ardhshme e rendit të ditës në seancën e gjashtë është shkarkimi i prokurori publik shtetëror Marko Zvërlevski.

Në seancën e gjashtë duhet të debatohet edhe për propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të punës të parashtruar nga Nolla Ismajlloska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova dhe për raportet vjetore për punën e disa institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë edhe për gjendjen me deponinë e egër në Strugë, propozim i parashtruar nga grupi i deputetëve nga VMRO-DPMNE-ja.

________________________________________________________________________

 

15:45 – Pas pauzës së rregullt, seanca e sotme  e Kuvendit nuk ka filluar, por kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dha pauzë prej një ore, deri në ora 16:15, me kërkesë të koordinatorit të njërës nga grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së, Zoran Ilijoski, njofton Portalb.mk.

Përpara pauzës, Xhaferi u ka thënë deputetëve dhe opinionit se nuk do ta komentojë qëllimin e ndalimit të shpeshtë të seancës me kërkesa për pauza dhe do ta lë që opinioni të vlerësojë për të njëjtën.

“Që të mos kuptohet se bëjmë pengesa ndaj njëri tjetrit, ne jemi marrë vesh se si do të zhvillohen seancat. Për çdo orë pauzë të kërkuar, do ta vazhdojmë seancën për një orë pas orës  18:00”, tha Xhaferi.

Në arsyetimin se pauzat janë përdorur për punën e komisioneve kuvendore, Xhaferi tha se në atë rast, që të mos humbet kohë, mundet që të thirret në nenin 78 paragrafi 2 i Rregullores, ta ndalojë debatin në atë pikë që të mundet të vazhdojnë komisionet që të punojnë dhe të tejkalohet në pikën tjetër.

——————————————————————————————————————————–

Koordinatori i grupit të shtatë parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Dimitar Stevananxhija, kërkoi pauzë prej një orëve që në fillim të seancës  plenare, njofton Portalb.mk.

LEXO: VMRO-DPMNE kërkon sekretar gjeneral të Kuvendit me mesatare 8.5 dhe test psikologjik

Kryetari i Kuvndit, Talat Xhaferi, kërkoi nga Stevananxhija që të tregojë se në emër të cilit subjekt politik kërkon pauzë dhe pse e kërkon të njëjtën, ndaj të cilës nuk pati përgjigje konkrete, vetëm se tha se është koordinatori dhe se Xhaferi është i obliguar që t’ia mundësojë pauzën.

Pika e radhës në rend dite është shkarkimi i prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski. Kjo seancë u ndërpre të enjten, kur gjithashtu koordinatorët e VMRO-DPMNE-së kërkuan pauza nga një orë me çka e pamundësuan që të vazhdojë puna e Kuvendit.

Paraprakisht, nga VMRO-DPMNE-ja njoftuan se kanë formuar 10 grupe të deputetëve. Koordinatorë të grupeve të deputetëve janë Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Zoran Iliovski, Vlladanka Aviroviq, Daniella Rangellova, Panço Minov, Dimitar Stevananxhija, Dragan Danev, Bllagica Lasovska dhe Dragan Cuklev.

Sipas Rregullores së Kuvendit, koordinatorët e grupeve të deputetëve kanë të drejtë për diskutim prej 15 minutave dhe të kërkojnë vërejtje procedurale edhe tre minuta.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së këtë fundjavë kumtoi se shkaku i drejtpërdrejtë dhe i vetëm për veprimin e partisë në Kuvend është marrëdhënia injorante e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja dhe shumica e re parlamentare.

Në rend dite të seancës së gjashtë janë edhe propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune të parashtruar nga Nola Ismajllovska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova dhe raportet vjetore për punën e shumë institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë edhe për situatën me deponinë e paligjshme në Strugë, propozim i parashtruar nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button