Dhuna ndaj deputetit demokrat, vjen reagimi i parë i PD: Keqardhje për politizimin e incidentit

Kanë kaluar tashmë një sërë orësh nga incidenti i ndodhur këtë të dielë në mat, ku ish deputeti Bedri Hoxha u godit me grushte nga një person i quajtur Demir Çupi.
E prej asaj kohe, të vetmit që kanë reaguar në lidhje me incidentin kanë qenë policia, vetë I dëmtuari Bedri Hoxha si dhe ish deputeti Astrit Patozi, I cili ka lëshuar një sërë akuzash drejtuar Lulzim Bashës.

Por më në fund ka reaguar PD përmes degës së saj në Mat. Përmes një njoftimi për shtyp, dega e PD në zonën ku ndodhi dhe incidenti shprehet e keqardhur për politizimin e incidentit, duke theksuar se distancohet nga të tilla akte dhune.

Më tutje në deklaratë PD e Matit shkruan se incidenti nuk ka asnjë lloj motivi politik dhe asnjë lidhje me garën për kryetar në PD, një insinuatë kjo e ngritur nga vetë Bedri Hoxha, I cili u godit me grushte pas kokës.

Deklarata e PD, dega Mat:

Partia Demokratike Dega Mat duke denuar me force incidentin sot ne Burrel ku u godit deputeti Bedri Hoxha, rikonfirmon solidaritetin e plote me z. Hoxha, sic edhe u demonstrua ne aktivin e sotem te deges se PD Mar, po ashtu edhe nga kryetari ne detyre i PDSH z. Lulzim Basha i cili e nisi fjalen pikerisht duke denuar me force ngjarjen dhe duke kerkuar bashkimin e cdo demokrati kunder cdo provokimi.

Sipas informacionit qe kemi, cfare ndodhi sot nuk ka asnje motiv politik dhe asnje lidhje me aktivitetin e struktures se PD. Me kete rast shprehim keqardhjen e thelle per nxitimin e ndokujt per ngjyrim dhe perdorim politik te kesaj ngjarje.

PD Dega Mat i ben thirrje ne vecanti cdokujt me pergjegjesi politike ne PD qe te shmange keqperdorimin e kesaj ngjarje per interesa personale dhe politike qe nxisin ndasi e percarje ne kete moment kur kemi nevoje per bashkim dhe solidaritet me njeri tjetrin dhe kauzen e drejte te cdo demokrati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button