20 vjet nga masakra e Gostivarit, 9 korrik 1997

Abdulla Mehmeti

Abdulla Mehmeti

9 Korriku 1997 – Është dita kur pushteti i Maqedonisë, 6 vjet pas pavarësisë së shtetit, masakroi qytetarë të pafajshëm shqiptarë në qytetin e Gostivarit (3 të vrarë, 135 të plagosur, qindra qytetarë të arrestuar, mes të cilëve edhe kryetari i Komunës së Gostivarit dhe kryetari i Këshillit të kësaj komune, si dhe udhëheqësit e Komunës së Tetovës), ndërsa përfaqësuesit politik të kësaj popullate, me naivitetin e tyre ndihmuan në krijimin e pretekstit për realizimin e këtij plani armiqësor të pushtetit ndaj shqiptarëve.

Si ndodhi që të mos përmendet (sa dhe si duhet) dhe të mos ndërmerren masa të nevojshme kundër ndërhyrjes së njësive speciale të policisë serbe, përkrah atyre vendëse, të cilat zbarkuan atë ditë në Gostivar për t’i përgjakur shqiptarët?!

Si ndodhi që Ligji për përdorimin e flamurit shqiptar, në komunat me shomicë të banorëve shqiptarë, i sjellë që në vitin 1973 nga pushteti komunist, të pezullohet me një vendim politik në periudhën e pluralizmit, kur në pushtetin e këtij vendi ishin ulur këmbëkryq edhe përfaqësuesit e partive politike të shqiptarëve, në nivel qendror dhe lokal?!

Si ndodhi që populli shqiptar të vritet e masakrohet, jo vetëm në Gostivar, por disa herë dhe gjithandej në vendbanimet shqiptare në Maqedoni, ndërsa të njëjtët politkanë e vazhduan edhe më tej qeverisjen e vendit me partnerët e njëjtë politik maqedonas, fajtorë për vrasjen e shqiptarëve, pa asnjë kusht, sikur asgjë të mos ketë ndodhur deri më sot?!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP