8 shenjat që tregojnë se DUHET t’i jepni fund marrëdhënies suaj

Kur vjen puna në një marrëdhënie në çift, nuk ka rregulla të shkruara që ju mund të ndiqni që lidhja juaj të funksionojë, pasi për çdo çift gjërat janë të ndryshme. Nëse jeni e lumtur në marrëdhënien tuaj, atëherë ky është fat.

Por nëse ju ziheni gjatë gjithë kohës, atëherë ka vetëm dy rrugë, ose të ndaheni ose të përpiqeni akoma më shumë që kjo lidhje mes jush të funksionojë. Ne gjithsesi ju këshillojmë se nëse keni këto shenja në lidhjen tuaj, atëherë është më mirë t’i jepni fund sesa të mërzisni veten dhe partnerin akoma më shumë.

1.Nëse nuk jeni të lumtur jepini fund

Nëse një lidhje ju jep shumë stres sesa lumturi, është koha për t’i dhënë fund. E dimë që mund të mendoni se është e lehtë të thuash ndarje, por nëse për asnjë moment kur rrini dhe mendoni momentet e lumtuara me atë përson, nuk ju vjen asgjë e bukur në mendje, pse qëndroni me të?

2.Ju nuk jeni vetvetja kur jeni me partnerin tuaj

Kur jeni më të, ju ndiheni një person tjetër. Ai ju ndryshon tërësisht. Nëse dikush ju do, atëherë nuk ka përse t’ju ndryshojë. Është e vërtetë që disa gjëra duhet t’i ndryshojmë që të përshtatemi, por jo të ndryshojmë tërësisht atë që jemi.

3.Partneri juaj ju kontrollon gjatë gjithë kohës

Nëse ai do të dijë çdo lëvizje tuajën dhe kontrollon celularin tuaj vazhdimisht, kjo do të thotë se ai nuk ka besim tek ju. Sigurisht që ju nuk mund të qëndroni me dikë që nuk ka besim tek ju, apo jo?

4.Ju jetoni e izoluar

Ai gjatë gjithë kohës do t’ju mbajë për vete. Edhe kur ju dëshironi të dilni me shoqërinë tuaj, ai ju thotë se për çfarë të duhen shoqet kur më ke mua?

5.Partneri juaj është shumë xheloz

Një lidhje pa pak xhelozi nuk është interesante. Por nëse tejkalohet masa, atëherë nuk është më xhelozi, por sëmundje.

6.Partneri juaj gjithmonë ju nënvlerëson juve dhe arritjet e tua

Dikush që ti do ndash jetën me të, sigurisht që gëzohet për arritjet e tua. Edhe në momentin që ju nuk jeni në fazën më të mirë të karrierës ai duhet t’ju motivojë, dhe jo t’ju nënvlerësojë. Nëse ai ju nënvlerëson dhe nuk gëzohet për arritjet tua, është koha për t’i dhënë fund.

7.Është pothuajse e pamundur të planifikoni të ardhmen së bashku

Sa herë përmendet martesa apo ndonjë hap i rëndësishëm në jetën tuaj si çift, ai gjithmonë me lezet i bën dalje temës. Kjo tregon se ai nuk ka plane serioze për ju të dy së bashku.

8.Partneri juaj mundohet gjithmonë t’ju bëjë të ndiheni fajtore

Edhe kur ju nuk keni faj për ndonjë zënkë mes jush, faji do të mbetet gjithmonë i juaji, pasi ai nuk i pranon asnjëherë gabimet e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button