I pëlqen, por “Simpatia” e Edonës është më e bukur se e Dhuratës #VIDEO

Kënga e Edona Lalloshit, një hit që është kënduar në vitin 1998, por edhe sot vazhdon dhe pëlqehet nga të gjithë. Si një këngë që mbetet në memorie, Dhurata Dora dhe Lumi B vendosën ta rikthejnë sërish atë në një version ndryshe, shkruan revista Class.

Kur version i ri i këngës “Simpatia” u publikua, u pyet Edona se çfarë mendimi kishte për përpunimin e këngës së saj?

Ajo u shpreh se i pëlqente shumë ideja që një këngë e 20 viteve më parë, është rikthyer sërish me një tjetër version.

Por në një intervistë për Prive, Edona ka zgjedhur se cili është version që asaj i pëlqen më shumë.

“Unë dhe komentuesit mendojmë se edhe pse ky version është i lezetshëm, nuk diskutohet, është një këngë që mbetet në vesh, edhe 20 grupe të tjera ta përpunojnë, origjiinalja sërish do të dëgjohet. Unë mendoj se origjinalja mbetet origjinale. Ajo që të gjithë e pëlqejnë, sigurisht,” përfundoi Edona komentet në lidhje me këngën e “re”,-është shprehur Edona. Po juve cili version ju pëlqen më shumë?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button