Komuna e Sarajit, fushat e futbollit të lëna pas dore dhe shkatërruara

Në vend të terreneve të mira në të cilaat do të luhej futboll, në komunën e Sarajit hasen terrene të dëmtuara. Fusha e futbollit në fshatin Sfillare të komunës së Sarajit është lënë pas dore, edhe pse duhej të ishte në shërbim të banorëve të këtij fshati dhe fshatrave për rreth, por edhe në shërbim të Klubit të futbollit “Rinia”, njofton Alsat-M.

Fusha në Sfillare, është ndërtuar shumë vite më parë por ajo ende nuk është lëshuar në përdorim. Pikërisht ky është problemi kryesor që kjo fushë dhe objektet përcjellëse janë shkatërruar.

Nga komuna e Sarajit për Alsat-M, thonë se nuk mbajnë kurrfarë përgjegjësie pasi ende nuk është lëshuar në përdorim dhe nuk është bërë pranim dorëzimi i saj.

Terreni në Svillarë , është i ndërtuar po thuajse para një dekade , nga projekti qeveritar për ndërtimin e 50 fushave ndihmëse të futbolli. Kjo fushë është jashtë përdorimit dhe në fakt nuk ka të dhëna se për sa kohë ishte në përdorim.
Nga projekti qeveritar “50 fusha futbolli” në komunën e Sarajit, janë ndërtuar dy të tilla. Po thuajse dy terrenet si ai në Sfillare ashtu edhe ai në Lubin, janë në gjendje të keqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button