Maqedoni, ja kur pritet të ulen temperaturat

Deri të martën dhe të mërkurën, kur priten mbi 40 gradë Celsius në ditët më të ngrohta në Maqedoni, vazhdon periudha e motit kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë.

Sipas DPHM, nesër pasdite në pjesët malore do të ketë kushte për paraqitje lokale të shiut afatshkurtër dhe bubullima. Temperatura e ditës deri të mërkurën do të jetë në rritje graduale.

Ndryshim i caktuar i motit i përcjell me erë të përforcuar veriore dhe ulje të temperaturës së ditës për rreth pesë gradë pritet të enjten dhe të premten.

Ulja e temperaturës së ditës do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës së ardhshme kur moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të rrëmbyeshme me shi, bubullima dhe erë të fuqishme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button