VMRO dhe LSDM sulmojnë njëra tjetrën për ri-balancin e buxhetit

“Qeveria e LSDM-së duhet të fillojë të punojë dhe të përmbush premtimet që ju dha qytetarëve dhe jo të luajë dhe t’i kërcënojë. Për këto muaj ajo që ka arritur qeveria është mbushja e institucioneve shtetërore me anëtarë të LSDM-së dhe kuadro jokompetent të Sorosit”, thanë nga VMRO-DPMNE-ja përmes një komunikate me shkrim.

Nga VMRO-ja thonë se LSDM-ja paralajmëroi rritje të investimeve kapitale, ndërsa me ribalancin e buxhetit sipas tyre, të njëjtat janë shkurtuar për 3 miliardë euro.

Nga LSDM u përgjigjen se ribalanci i buxhetit i përgjigjet nevojave të qytetareve.

“VMRO-DPMNE për 11 vite ka manipuluar opinionin me projekte të rrejshme dhe jo reale për rritjen ekonomike të Maqedonisë. Me ribalancin, qeveria e udhëhequr nga LSDM tregoi se hapat e ardhshëm do të bazohen në themele reale. Projektet për investime kapitale deri tani janë dhënë në dorë, që të duken dhe tingëllojnë më bukur, por në realitet kanë qenë plane jo reale. Për këtë arsye janë shkurtuar ato plane reale, të cilat edhe pa ribalancim nuk do të realizoheshin”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM thonë se, qeveria e re përmes ribalancit të buxhetit ka filluar të përmbush premtimet për më shumë para për qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button