Volejbollistët e Francës e fituan Ligën botërore

Kombëtarja e Francës e fitoi trofeun në Ligën botërore në volejboll, pas herët në mëngjes e mposhti nikoqirin Brazil me 3:2.

Brazilianët kanë udhëhequr me 1:0 pas 25:21 në setin e parë, dy pikët tjera iu kanë takuar francezëve (25:15 dhe 25:23), volejbollistët vendas barazuan me 2:2 (25:22), ndërsa në setin e pestë vendimtar ishte 15:13 për “trengjyrëshit”.

Më shumë merita për trofeun e francezëve ishte Ervin Ngale me 29 pikë të fituara.

Ngale u shpall si lojtari më i dobishëm në turnirin në Koritiba.

Për Francën kjo është medalja e dytë e artë në Ligën botërore.

Në paralojën e finales së madhe, Kanadaja e mposhti SHBA-në me 3:1 dhe e fitoi medaljen e bronzit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button