Facebook tërheq aplikacionet Poke dhe Camera nga App Store

Facebook ka eksperimentuar me një sërë aplikacionesh në të kaluarën, ku ajo shpresonte se të gjitha ato do të kenë sukses. Megjithatë pas kalimit të kohës pamë që këto aplikacione nuk patën ndikimin e duhur dhe si duket Facebook ka vendosur që t’i tërheqë ato. Gjiganti i rrjetit social ka vendosur së fundmi të tërheqë dy aplikacione nga App Store, aplikacionet Facebook Poke dhe Facebook Camera.

Për ata që nuk e dinë, Facebook Poke është i ngjashëm me Snapchat-in. Ajo lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe tek një tjetër, ashtu si Snapchat. Megjithatë Snapchat u bë më i suksesshëm dhe më i përdorur se Facebook Poke, prandaj dhe kompania nuk i kushtoi shumë vëmendje këtij aplikacioni. Në fakt ka pasur njoftime se Facebook i ka ofruar themeluesit të Snapchat 3 miliardë dollarë për ta blerë, por që ai nuk ka pranuar.

Nga ana tjetër është edhe aplikacioni Facebook Camera që kompania ka vendosur ta tërheqë nga App Store. Ky aplikacion u lëshua pak më vonë dhe lejonte përdoruesit të bëjnë foto, t’i rregullojnë ata në aplikacion dhe t’i ngarkojnë në Facebook. Në fakt aplikacioni në vetvete nuk ishte keq, por shumë veçori të tij u morën dhe u përfshinë në aplikacionin kryesor Facebook, kështu përdoruesit nuk kishin nevojë pse ta shkarkonin këtë aplikacion.

Lajme të ngjashme

Back to top button