Paragjykimet e grave të cilat i komplikojnë lidhjet, kujdes si veproni!

Burrat gjithmonë theksojnë se gratë “dëshirojnë” të komplikojnë, ndërsa psikologët francezë konfirmuan se paragjykimet tek femrat në masë të madhe shkaktojnë probleme në lidhje.

Paragjykimet më të zakonshme në marrëdhënien emotive janë:

Nëse i tregoj se dëshiroj lidhje serioze dhe martesë do të mendojë se me çdo kusht dëshiroj të martohem dhe kjo do të shkaktojë refuzim

Hulumtimi tregon se madje 73 për qind e burrave dëshirojnë kur gruaja ndërmerr iniciativë në lidhje. Nëse insistoni të leni përshtypje se nuk është i rëndësishëm partneri, ai mund të mendojë se me të vërtetë është ashtu. Nëse tregoni se dëshironi dashuri, partneri këtë do ta respektojë dhe qartë do ta dini nëse mund t’ua ofrojë atë që e kërkoni.

Të gjithë burrat janë të këqij, nuk ka xhentëlmenë 

Ky është paragjykim tipik i femrave bashkëkohore të cilat veten e përjetojnë si princesha romantike, por psikologët vlerësojnë se mbrapa këtyre floskulave fshihet qëndrimi prej lidhjes. Me këtë qëndrim e largoni partnerin potencial.

Burrat duan vetëm femra të bukura

Kjo me të vërtetë nuk është e saktë, ndërsa bukuria është gjë relative. Një numër i madh i burrave për lidhje serioze kërkojnë edhe grua e cila u përshtatet për nga karakteri dhe shpesh e anashkalojnë pamjen

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button