Itali: U arrestua një çeçen i akuzuar se ka luftuar për IS-in në Siri

Autoritetet e Italisë e kanë arrestuar një çeçen, i dyshuar se ka luftuar në Siri për grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS), dhe se ishte i përfshirë në sulmin vdekjeprurës në vitin 2014 në rajonin e Çeçenisë të shkatërruar nga lufta.

Prokurorët italianë thanë sot se çeçeni 38 vjeçar, Eli Bombataliev, po mbahet lidhur me akuza për terrorizëm në qytetin jugor, Fogja, dhe se ai është i dyshuar se ka lidhje me një rrjet të IS-it me seli në Belgjikë, transmeton REL.

Prokurorët thanë, po ashtu, se dëshmitë sugjerojnë se Bombataliev ka marrë pjesë në sulmin e vitit 2014, kundër një shtypshkronje në Grozni, nga i cili janë vrarë 14 oficerë të sigurisë dhe 10 sulmues.

Nuk është e qartë se sa gjatë ka qëndruar Bombataliev në Itali para se të arrestohej.

Në kumtesën e policisë italiane theksohet se autoritetet po bëjnë përpjekje të gjëra për ta gjetur lokacionin e luftëtarëve të jashtëm nga Çeçenia.

Militantët e IS-it, të cilët kanë luftuar në Siri, ishin të përfshirë në sulmet terroriste në Francë, Belgjikë dhe vendet e tjera evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button