MPB-ja gjermane dënoi dhunën në Hamburg

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere dënoi trazirat dhe dhunën në Hamburg gjatë Samitit G20, duke thënë se kjo është “në kundërshtim me protestat demokratike”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi protestuesit ngritën barrikada në rrugë, plaçkitën markete dhe sulmuan pjesëtarët e policisë, duke i gjuajtur me objekte të ndryshme, De Maiziere të shtunën tha se “janë të papranueshme ekseset e dhunshme nga dëshira për shkatërrim dhe brutalitet”.

“Është krejtësisht e papërgjegjshme të sulmohen njerëzit dhe objektet. Plaçkitja dhe djegiet e anarkistëve nga Gjermania dhe Evropa nuk kanë asnjë lidhje me motivet politike dhe protestat”, theksoi ministri De Maiziere.

Ai theksoi se policia dhe autoritetet gjyqësore duhet të marrin qëndrim të vendosur ndaj krimeve të tilla dhe është mirë që ka patur arrestime.

Hamburgu është qyteti dytë për nga madhësia në Gjermani dhe ka një skenë të fuqishme të militantëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button