Me  butësi,  larg esktremizmit

Ne hasemi në probleme të natyrave të ndryshme, në të shumtën e rasteve nuk dijmë si të sillemi dhe çfarë duhet ndrërmarë. Jo larg nesh hedhen mendime që për nga natyra janë të ngurta dhe nuk përkojnë me ne. Nuk ka student të mirëfillt, nuk ka nxënës që prioritet e kanë mësimin. Shumë nga ata më tepër parapëlqejnë debate të kota se sa ti hedhin një sy librit. E me të njejtit nëse fillon të bisedosh, pa asnje pike turpi do të thojnë gjëra qe nuk asnjëherë nuk i  ke  pritur, dhe ashtu kokëulur duhet të largohesh nga ai ambient. Vetes do i thoja që më e mirë është ikja se shtrëngimi i dhëmbëve me student dembela që mësimet i marrin nëpër dhoma të errëta.

Ç’është  e vërteta, për nga shkollimi nuk kam kryer ndonjë shkollë fetare, jam studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare, mirëpo jam besimtar musliman. Në asnjë rast nuk e mohoj identitetin tim Islam, që është besim  im dhe me të cilin edhe mburem. Nuk e fus veten në siklet, çdo herë i shprehi mendimet e mia.  Pranoj lloj-llojshmërinë, pranoj se të gjithë duhet jetuar, duhet respektuar dhe mirë trajtuar. Besimi im në Zot, ka kuptim dhe  këtë kuptim, shpirt e marr nga shpallja, nga ajo që bëri thirrje profeti Muhamed a.s. Pikërisht, kjo më jep  shpirt që të eci, që të flas dhe shkruaj me vullnet larg çdo ngatërese, përçarje dhe mendjemadhësie. Ata që mendojnë se janë superior le të vazhdojnë të mendojn ashtu se një ditë do e kuptojnë çfarë është drejtësia  dhe e vërteta dhe sa të vegjël janë, ata që mendojn se janë trashëgimtar të tokës një ditë do e  kuptojnë dobësinë, dhe toka do i fus në barkun e saj…

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është  që të hap dyer për debate dhe keqkuptime, ngase kam një të  kaluar të hidhur në këtë drejtim. Më kujtohet shkrimi Melodia e tupanave Baton, një replik që ia bëra gazetarit Baton Haxhiut (më vitin   2008 ),  përshkak qëndrimit të tij ndaj islamit. Shkrimin e pata filluar me një thënie të Radwan Mesoud i cili thotë: “Ne nuk e konsiderojmë demokracinë si alternativë të Islamit ose më të mirë se ai. Ne demokracinë e llogarisim si një parim Islam…”

Shkrimi në atë kohë u prit mirë. I vetmi reagim erdhi nga ana e një hoxhe që me të tjera më tha se ky shkrim është devijues.  Ky “devijim “ ishte përshkak fjalës demokraci. Debatin me hoxhen e zgjata pak, dhe në fund iu përgjigja me një shkrim përmbyllës “Islami dhe demokracia“ . Pas kësaj ndodhi ajo që nuk e pritësha, ndoshta gaboj por muhabetin e tij e mora si kërcënim. Me që ishte muaji i agjërimit, i njetji më tha: gjatë këtij muaji nuk mundem, po shifemi  pas ramazanit. Pa frikë iu drejtova se punën sot nuk e lë për nesër, ne duhet të bisedojm dhe të flasim lirë për tema të ndryshme, e nëse mendon se me frikëson, këtë punë harroje. Sidoqoft, edhe pse kisha një mesazh për gazetarin që luftonte Islamin, u gjenda përballë një hoxhe që moti kishte harruar mesazhin paqësor të Islamit!

Edhe me këtë shkrim nuk dua që të “devijoj “, as  që dua të merrem me koka të humbura e të vërdallisura, nuk qëndroj anash asaj që ndodhë në shoqërinë tonë.  Asnjëherë nuk pajtohem me ata nxënës, student që mundohen të emitojn ndonjë personalitet publik, qoftë prijes fetar apo profesor. Student që hapin veshët dhe mbyllin sytë, pra që dëgjojnë  leksione e nuk lexojnë libra, janë student të dështuar, pa vizion për të ardhmen. E njejta qëndron edhe për ata që kanë lexuar një libër në jetë dhe mundohen të kundërshtojn të tjerët. Ketu kemi shfaqje të injorancës, nga ata që para pëlqejn dëgjimin dhe nuk zbatojnë mesazhin hyjnor Lexo, dhe atyre që nuk kanë arritur të kuptojnë se çfar është dituria dhe si të sillen me të tjerët. Dituria në Islam është parësore, dhe në të njejtën kohë edhe obligim që ajo të shpërndahet në popull. Pra, pse ate që dëgjojnë nuk e përforcojnë, nuk e përsërisin dhe të futen në botën e të menduarit me anë të të lexuarit? Mbetem i habitur me qëndrimin e disave, që perfat të keq numri po ritet, mohojn çdo gjë që del nga institucionet shtetërore me preteks se si Shkupi, Prishtina dhe Tirana na qenka me administrat laike dhe ia ndalojnë vetes punën në institucione se na qenka e ndaluar (haram). Nga ana tjetër të njejtit ushqehen nga prindërit që marrin pensione po nga i njejti shtet! Kjo a nuk është për çudi, ky na qenka Islami? Kështu na mëson Islami, që botën ta urrejmë dhe mos të kemi pasqyrë reale ndaj asaj që ndodhë me ne dhe rreth nesh? Jo, në asnjë rast feja që për përshendetje ka paqën, për lutje paqen nuk kërkon që njeriu të zhytet në ujërat e fëlliqura të dembelizmit dhe të bëhet mjerim për të tjerët. Sa të mjerë janë edhe ata që nuk ushqehen me produkte të mishit për arsye se dyshojn te therja e kafshës. Më është dhënë rasti të takohem me një të tillë, gjatë bisedës i kam thënë se islami është kopsht i madh dhe në atë kopsht mund të hyje secili qe kap çelësin hyrës, mirëpo çfarë mund të merr nga ai kopsht varet nga personi nga gjendja e tij, nga aftësit e tij, përndryshe një i verbër nuk mund ti shohë të mirat e këtij kopshti lere më të mbledhë diçka.

I njejti reagoi keq, kam argumente, kam argumente  (me zë të lart dhe duke goditur tavolinën)…  nuk e dija për çfar argumente po flet, kur nuk ka sjelljen islame të të shprehurit, të biseduarit ishte në kundërshtim me parimet Islame dhe praktikën e profetit. Të ndalemi dhe të lexojm librat që flasin për jetën e profetit, për katër udhëheqësit musliman dhe të shohim çfarë sjellje kishin ata e çfar ne. A thua Islami i tyre ishte më ndryshe nga sot? Jo, të besuarit verbërisht na ka sjellë në këtë gjendje, na ka sjellë në gjendjen që nxënësi ende pa mbaruar, pa marr diplomën e shkollës së mesme kundërshton dijetarët e kohës sonë, kinse ata kan kaluar në mosbesim!!! Çfarë mund të thuhet për një nxënës që  Jusuf el Kardawin e quan me emra të ndryshëm dhe nuk e pranon si dijetar. I njejti në jetën e tij nuk ka të lexuar libra sa ky dijetar ka shkruar. Këta janë momentet e dalldisjeve të mëdha, të emituarit dhe besuarit verbërisht. E nga qëndrime të tilla pësojm të gjithë. Thënie boshe të personave që pretendojn se thojnë diçka islame, pa mbështetje në parime. Me plot bindje them se këta janë të pavlerë. Kanë zemra  të ngurta, që nuk kuptojn. Dijetari Aid el Karni tregon që në fillim kishte mbajtur një ligjeratë me fjali të mbushura me emocione, entuziazëm dhe eufori, tek njerëzit ai kishte vërejtur neveri, irritim, ftohje dhe shmangie. Kuptoi se butësia, lehtësia dhe përgëzimi është më i drejti formim dhe vërejti ndryshim tek njerëzit. Andaj edhe sot ai porosit qe thirësit, edukuesit, mësuesit, pedagogët, psikologët të ndjekin rrugën e urtësisë, butësisë e mirësjelljes me njerëzit. Ai thotë: Braktisni  gjuhën euforike dhe stilet e vështirësisë, sepse ky është diskurs pesimist, i kobshëm, ogurzi, që nuk prodhon vetëm se urrejtje, ftohje dhe mëri. Nuk i dërgon të zotit të kësaj gjuhe vetëm se  mesazhe  ofenduese dhe distancim të qëllimshëm.

Pra, para se të nisemi në këtë rrugëtim, duhet ditur  mënyrat që të jemi më të sigurt se do ia dalim. Secili që mendon se duhet ndryshim në shoqërinë tonë, duhet atë ndryshim ta provoje në veten e vet, tek familja e tij dhe në shoqëri. Nxënësit, studentët dhe çdo qytetar duhet të kuptoje se mesazhi islam nuk është thjeshtë bërtitje  e shurdhër. Edhe ata që thirin në emër të islamit në luftë kanë humbur vetit njerëzore. Ne shohim fotografi nga më të ndryshmet, që mund të kenë trajta të shumta por jo edhe nga parimet islame. Ngase, Kurani dënon çdo akt dhune, e si mund ti shpjegojm sulmet vetëvrasëse, shkatërrimin e shtëpive objekteve fetare, vrasjen e civilëve dhe në të njejtën kohë pretendojn se këtë e bëjnë në emër të Islamit?  Duhet të përsosemi në jetë, e përsosmëri do të thotë të kesh interesim dhe të punosh maksimalisht, me metoda më të sakta, duke përdorur logjikën. Besimi është i ngritur mbi vëzhgimin dhe hulumtimin e gjithësisë dhe kur të shqyrtohen argumentet të japim mendim… përndryshe nuk mund të dalim nga kjo gjendje,  nga ky shqetësim dhe brengosje, se ende jemi në fundin e bishtit të civilizimit botëror. Ballafaqimi ynë me të tjerët kërkon që të jemi përcaktues dhe të kemi qëndrim tonin, jo dhunuese, ofenduese, shkatërrues të pronave, jetës së njerëzve. Të respektojm mesuesit, profesorët,dijetarët…thjeshtë  ta lëmë kasapin të qetë në punën  e tij.

Muslimani i mirë është ai që muslimanët e tjerë janë të qetë nga dora dhe gjuha e tij (Hadith).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button