Mos i ndërroni kilometrat e automjetit, mund të dënoheni me 10 mijë euro

Shumë herë ka ndodhur që veturave të vjetra t’ju ndryshohen kilometrat e kaluara. Pra, ato shiten me më pak kilometra në podometër (instrumentet matëse të makinës).
Me hyrjen në fuçi të Ligjit për Automjete, kjo dukuri pritet të marr fund. Këtë për Telegrafin e konfirmon edhe drejtori i Departamentit të Automjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës, Nebih Shatri.

“Ligji i ri parasheh ndëshkime të rënda për personat që i ndryshojnë kilometrat automjetit”, ka thënë ai.

Kështu, në pesë pikat e Nenit 73 të Ligjit të ri për Automjete, thuhet: “Kontrollimi teknik i mjeteve.

1. Verifikimi i gjendjes teknike të mjeteve pjesëmarrëse në trafikun rrugor bëhet përmes kontrolleve teknike, procedurë në të cilën subjekti juridik për kontrollim teknik vlerëson të dhënat e mjetit, gjendjen e pjesëve, sistemeve dhe pajisjeve të mjetit dhe plotësimin e kërkesave tjera për mjetin, të përcaktuara me këtë ligj dhe rregullat e lëshuara në bazë të tij.

2. Subjektet e autorizuara për kontrollim teknik, me rastin e kontrollimit teknik të mjeteve janë të obliguara të bëjnë evidentimin e kilometrave te kaluara të mjetit – leximin e odometrit.

3. Dënohet me gjobë 2,000 euro, personi fizik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të mjetit.

4. Dënohet me gjobë 10 mijë euro personi juridik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të mjetit.

5. Dënohet me gjobë 1,000 euro personi përgjegjës i personit juridik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të mjetit”, qartësohet në Ligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP