Tetovë, ka nisur të thahet edhe “pastruesi” i vetëm i ajrit

Ka filluar të thahet City Tree i cili është instaluar në pjesën qendrore të qytetit që është strukturë vertikale e myshqeve të cilët bëjnë thithjen e pluhurit dhe kanë aftësinë të neutralizojnë 240 ton dioksd karbon në vit. Ky instalim i gjelbër duhet të kompensojë ndotjen e 417 automjeteve në nivel vjetor, dhe ka të njëjtin efekt si 275 drunj.

“Edhe pse është vendosur para një kohe relativisht të shkurtër dhe ka një kosto tejet të lartë megjithatë, e njëjta ka filluar që të shkatërrohet dhe ti bien gjethet”, njofton Alsat-M.

Organizatat për mbrojtjen e ambientit kanë kritikuar autoritetet e Komunës së Tetovës për mosmirëmbajtjen e myshqeve që kanë për qëllim pastrimin e ajrit.

Nga ana tjetër komuna e Tetovës tharjen e myshqeve në të quajturin City Tree, e ka arsyetuar me temperaturat e larta.

Instalimi për pastrim të ajrit, është vendosur tre muaj më parë nga komuna e Tetovës, në bashkëpunim me organizatën Eko Svest dhe Ambasadën e Gjermanisë, ndërsa ka kushtuar mbi 20 000 euro.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button