Rriten shpenzimet e jetës dhe çmimet e pakicës në qershor

Shpenzimet e jetesës në qershor shënojnë rritje prej 1,5 për qind, ndërsa çmimet e pakicës janë rritur për 2,9 për qind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave që sot i publikoi Enti Shtetëror për Statistikë, shpenzimet e jetës në qershor në krahasim me majin janë rritur për 0,3 për qind, ndërsa çmimet e pakicës për 0,5 për qind.

Rritje të shpenzimeve të jetesës në krahasim me majin ka tek frutat e freskëta dhe të ngrira, frutat e thata dhe prodhimet arrore, përpunimet e tjera të mishit, miellit dhe drithërat dhe prodhimet e tjera ushqimore, si dhe perimet e ngrira, përveç patateve.

Në qershor ka rritje edhe te transporti ajror, cigaret, shërbimet për akomodim, pajisjet informatike, aranzhimet turistike, komunikacioni i udhëtarëve, riparimet e mobiljeve etj.

Ulje të shpenzimeve të jetës ka te perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç patates, pastaj te qumështi, djathi dhe gjiza, orizi, vezët, prodhimet e furrës, sheqeri, xhemi, mjalti, çokollata dhe prodhimet konditore, vaji dhe yndyrat dhe pijet alkoolike. Ulje është vërejtur edhe te gazi për amvisëri, derivatet e lëngshme për amvisëri, produktet për higjienë personale dhe shëndet, mjetet për pastrim dhe mirëmbajtje të shtëpisë, shërbimet për higjienë personale, aparatet e vogla elektrike dhe shërbimet për mirëmbajtje të shtëpisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP