Angjushev-Zhbogar: Reformat në energjetikë në fokus të Qeverisë

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Koço Angjushev sot në takimin me euroambasadorin Samuel Zhbogar ka prezantuar programin ekonomik të Qeverisë, me çfarë ka theksuar se do të punohet në krijimit të klimës së mirë të biznesit dhe mundësim të kushteve të njëjta për investuesit, kumtoi Kabineti i zëvendëskryeministrit.

Angjushev ka dërguar falënderim deri te Bashkimi Evropian për mbështetjen e procesit në zbatimin e reformave në rrugën e Maqedonisë për integrimet euroatlantike.

Qeveria, ka theksuar zëvendëskryeministri, do të punojë në realizimin e projekteve kapitale, të rëndësishme për ngritjen e konkurrencës së kompanive në vend. Do ta stimulojmë bashkëpunimin mes kompanive vendore dhe të jashtme dhe do të vendosim koncept të ri për tërheqjen e investimeve, që do të jetë transparent dhe me kushte të njëjta edhe për të investuesit e huaj dhe vendor, ka potencuar Angjushev.

Reformat në sektorin energjetik, ka plotësuar, do të jenë në fokus së Qeverisë. Në pajtim me marrëveshjen për Komunitetin Energjetik dhe rekomandimet e Komisionit Evropian, deri në fund të vitit do të sillet Ligji i ri për energjetikë.

“Në Ligjin e ri për energjetikë do t’i implementojmë Paketën e tretë energjetike të Bashkimit Evropian dhe masat të rekomanduara nga Komuniteti Energjetik. Do të punojmë në shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve ekzistuese për prodhimin e energjisë në vend, por do të mbështesim edhe ndërtimin e kapaciteteve të reja, veçanërisht nga burimet ripërtëritëse të energjisë, ka theksuar zëvendëskryeministri për çështje evropiane.

Ambasadori Zhbogar, ndërkaq, ka uruar sukses në realizimin e politikave energjetike dhe ka porositur se nëse përmbushen qëllimet e vendosura, ekonomia e Maqedonisë do të rritet me një tempo më të fuqishme, që është në interes edhe të vendit, por edhe të rajonit edhe të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button