Urrejtja “vlon” në Maqedoni, Prokuroria dhe Gjykata heshtin (FOTO)

Në Maqedoni duhet të bëhen ndryshime në Kodin Penal dhe në ligje që të mund të sanksionohet gjuha e urrejtjes, ngaqë deri më sot, veçanërisht gjatë krizës politike në shumë media televizive, online dhe në rrjete sociale është shpërndarë gjuhë e urrejtjes e cila aspak nuk u sanksionua nga Prokuroria Publike dhe  Gjykata Themelore Shkupi 1, shkruan Portalb.mk.

Krahas mossanksionimit të këtyre rasteve, siç bëri të ditur kriminologia nga Komitetit i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Elena Bermbeska, në debatin e sotëm “Si deri te menaxhimi efikas me gjuhën e urrejtjes”, në Gjykatën Themelore Shkupi 1 është hapur vetëm një procedurë për gjuhën e urrejtjes e cila nuk ka epilog gjyqësor, ndërkaq në Prokurorinë Themelore Publike nuk është zhvilluar asnjë procedurë.

“Gjuha e urrejtjes në media, rrjete sociale dhe portale ka qenë e pranishme në përmasa të mëdha kurse ajo aspak nuk u sanksionua nga institucionet kompetente. Ajo ka pasur baza etnike, politike dhe të orientimit seksual (homoseksualizmit). Në platformën online të Komitetit janë 139 raste të gjuhës së urrejtës,  kurse 46 raste të paraqitjes së gjuhës së urrejtës”, tha Bermebska.

Ajo publikoi edhe disa fotografi të cilat gjatë periudhës së krizës politike, kur zhvillohej propagandë mediale, është përdorur gjuhë e urrejtjes dhe janë shkel të drejtat e njeriut.

20170707_110957
Rasti kur ambasdori i SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli shihet në fotografi mortore
20170707_111158
Mbishkrime në shkollë fillore në Manastir “vdekje për romët”

 

 

20170707_111551
Thirrje kundër islamizmit në Kriva Pallankë
20170707_111411
Jo revolucionit sodomist, ne jemi ortodoks “Kjo është Maqedonia” (thirrje kundër homoseksualizmit)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Krahas Bermbeskës, në këtë debat i pranishëm ishte edhe autori i analizës e cila u promovua sot “Efikasiteti i rregullativës ligjore për mbrojtjen nga gjuha e urrejtjes”, Nenad Zhivanovski i cili bëri të ditur nenet kur duhet të bëhen ndryshime në Kodin Penal si dhe vlerësoi “se edhe pse kemi pasur përdorim të gjuhës së urrejtjes dhe shkelje të të drejtave të njeriut nga gazetarët sërish ata nuk janë sanksionuar dhe kjo ka ndikuar që gjuha e urrejtjes të merr përmasa më të mëdha”.

20170707_111759
Gazetari Millenko Nedellkovski me shkrimin e tij në fejsbuk ku shkruan për Lumi Bekiri “LSDMist, peder dhe shqiptar- tre në një”.

“Ndryshime duhet të bëhen në nenet 137, 144, 178, 179, 181, 319, 394dhe 417 të Kodit Penal, ngaqë në këtë nene mënjanohet sanksionimi i gjuhës së urrejtjes në media. Rasti i tillë ka qenë edhe me gazetarin Millenko Nedellkovski, edhe pse në emision dhe profilin e tij të fejsbukit haptazi ka përdorur gjuhë të urrejtjes duke shkelur të drejtat e njeriut, sërish për të njëjtin nuk është hapur asnjë procedurë hetimore”, tha Zhivanovski.

Ai përfundoi se nëse bëhen këto ndryshime në Kodin Penal, gjykatat dhe Prokuroria nuk do të ketë më arsye të anashkalojë sanksionimin e gjuhës së urrejtës, pasi siç shprehu avokati Llazar Sandev i cili ka përvojë me këto raste në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, Konventa Evropiane anashkalon sanksionimin e gjuhës së urrejtjes, si pasojë e asaj se në Evropë por edhe në Maqedoni nuk dihet se ku mbaron liria e shprehjes e ku nis gjuha e urrejtës dhe shkelja e të drejtave të njeriut.

Ndryshe ky debat u zhvillua në kuadër të projektit “Zvillimit i bashkëpunimit ndërmjet sektorit civil,institucioneve dhe qytetarëve në realizimin e reformave në sferën mediale” e organizuar në bashkëpunim të Institutit të Mediave në Maqedoni dhe Institutit të shkencave Sociale dhe Politike, kurse e financuar nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button