Penalja do të vendos për garancinë e Koçanit

Gjykata e Apelit sot kumtoi se e ka pranuar ankesën e PSP-së në lidhje me vendimin e Gjykatës Penale për dhënien e garancisë së Sead Koçanit, të dyshuarit të parë në lëndën “Trust”, pasi gjatë dhënies së garancisë nuk janë dorëzuar dëshmitë e nevojshme relevante për vendim të ligjshëm ndaj propozimit, njofton Portalb.mk.

“Gjykata e Apelit njofton se Këshilli Penal i Gjykatës së Apelit solli vendi, me të cilën vepron në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale Publike, të deklaruar kundër vendimit të gjykatëses së procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, në pjesën që ka të bëjë me masën e sigurimit të pranisë së të akuzuarit – shqiptim i garancisë, vendosi, që të njëjtën ta pranojë dhe me vendimin e shkallës së parë, me të cilën është pranuar garancia e dorëzuar nga pala mbrojtëse e të dyshuari S.K., shfuqizohet ajo pjesë dhe lënda kthehet përsëri në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ku do të veprojë gjykatësi i procedurës paraprake”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Ndryshe, gjykatësja e procedurës paraprake, Daniella Dimovska, më 18 maj vendosi që të mos ketë paraburgim për biznesmenin, Sead Koçan i cili më shumë se dy muaj ishte në arrati. I është marrë pasaporta, që do të thotë se më nuk do të mundet që të shkojë në “udhëtim zyrtar” jashtë vendit dhe ka dhënë garanci prej mbi 800.000 eurove.

Vendimi  këtillë i Gjykatës Penale erdhi pasi Gjykata Supreme i shfuqizoi vendimet që më parë i sollë Gjykatat më të ulëta. Personalisht që Koçan të mos kalojë asnjë natë në burgun e Shutkës, është kujdesur kumbari i Trajko Veljanoskit, shefi i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TRUST” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button