Han: Turqia duhet ta respektojë qeverisjen e së drejtës

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, i cili ndodhet për vizitë në Turqi, sot ua bëri të ditur kryeministrit turk, Binali Jilldirim dhe përfaqësuesve të tjerë qeveritarë me të cilët u takua se vendi duhet ta respektojë qeverisjen e së drejtës dhe t’u mundësojë njerëzve të drejtën e gjykimit korrekt.

Njëherësh, Jilldirim vlerësoi se BE-ja është e habitur dhe se kjo duhet të përmirësohet.

BE-ja sot kërkoi suspendimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë, ndërsa kryeministri turk theksoi se vendi edhe më tej dëshiron t’i bashkohet BE-së.

Jilldirim në konferencë shtypi theksoi se vendimi i Parlamentit Evropian është jovalid dhe nuk paraqet qëndrimin e trupave të larta të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button