Gazetarët e Ballkanit së bashku lobojnë për lirinë e fjalës

Përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë janë duke marr pjesë në trajnim për avokim për lirinë e shprehjes, e cila organizohet në Podgoricë, në kuadër të platformës rajonale për siguri të gazetarëve të Ballkanit perëndimor, e financuar nga Komisioni Evropian.

Përveç përfaqësuesve të ShGM-së në trajnimin marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të gazetarëve nga Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave sot në Podgoricë kishin pres-konferencë të përbashkët, në të cilën fliste edhe kryetari i ShGM-së, Naser Selmani.

Selmani tha që Maqedonia në periudhën e kaluar ishte gropë e zezë në rajonin për mos respektimin e lirisë së fjalës. Ai shpjegoi që Qeveria e kaluar ka arritur të ndërtojë sistem perfekt për kontrollimin e mediave. “Instrumenti themelor i kontrollimit ishte korruptimi i mediave me para publike me qëllim që të fitohet simpatia e tyre, ndërsa gazetarët që refuzuan të korruptohen u bënë objektiva legjitime të sulmeve verbale dhe fizike” tha Selmani.

Sipas tij, Maqedonia është vendi i vetëm në Evropë ku ende ka gazetar në burg. “Bozhinovski gjendët në paraburgim tre vjet, ndërsa ende nuk ka mbaruar procesi gjyqësor. Ai është akuzuar për spiunazh. Qëllimi i secilit pushtet i cili përdor dhunë mbi gazetarët është të ndalojë kritikën në mediat” tha Selmani.

Ai shpjegoi që ilustrimi më i mirë për sjelljen e pushtetit të kaluar ndaj gazetarëve janë ndodhitë në Kuvend të 27 prillit, kur simpatizueset e Gruevskit hynë në Kuvend me qëllim të destabilizojnë shtetin dhe të shkaktojnë luftë qytetare. “Me siguri keni shikuar si simpatizuesit e Gruevskit i sulmuan deputetët, por atë që me siguri nuk keni parë është se atë ditë u sulmuan edhe shumë gazetarë. Ato 3-4 orë ato praktikisht ishin të kidnapuar, ndërsa policia nuk arriti që t’i mbrojë. Gjatë tërë kohës gazetarët ishin të sulmuar fizikisht, u janë bërë kërcënime verbale dhe fyerje, ndërsa një pjesë të gazetarëve iu është marr pajisja që të mos raportojnë nga ngjarja”, tha Selmani.

Kryetari i ShGM-së theksoi që qeveria e re ka treguar vullnet politik që të bëjë reforma në media, por shtoi që pret nga kryeministri dhe nga ministri i policisë publikisht të gjykojnë dhunën mbi gazetarëve dhe të zotohen për dënim të dhunuesve.

“Është shenjë e mirë që qeveria dje miratoi strategji për reforma urgjente, e cila i përmban kërkesat kryesore të ShGM-së dhe të bashkësisë mediatike, tha Selmani.

„Platforma rajonale e Ballkanit perëndimor për avokimin e lirisë së mediave dhe për mbrojtje të gazetarëve” është e përbërë nga gjashtë shoqata të pavarura të gazetarisë nga Ballkani perëndimor ndër të cilëve është Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë së bashku me organizatat partnere nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa është e mbështetur financiarisht nga Unioni Evropian. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button