BDI mund ti hyp varkës ose…?

Nuk jam për atë që brenda natës liderët t’i lartësojmë gjer në qiell, e pastaj brenda natës t’i zhytim thellë në tokë. Në fakt nëse ka marrëveshje serioze me VMRO-në, se vendi do të anëtarësohet në NATO në samitin e radhës, atëherë nuk duhet gjuajtur gurrë e dru pas koalicionimit. Fakt është se është tejet vështirë një marrëveshje të arrihet me Gruevskin, pasi ai di ato t’i shpall “toalet palloma”. Pra, supozojmë se ka, atëherë flijimi i kryetarit të parlamentit nuk paraqet ndonjë humbje. Ai në fakt nuk paraqet ndonjë funksion të rëndësishëm. Në shtetet demokratike, madje ai emërohet vetëm si një spiker, që nuk ka kompetenca burimore, por vetëm procedurale. Madje edhe shpallja e zgjedhjeve është vetëm një vendim formal i tij, kur paraprakisht shumica parlamentare, pra liderët partiak ashtu kanë vendos.

Por, nëse nuk kemi garanca të fuqishme se realizojmë anëtarësimin në NATO, që supozon gjetjen e ndonjë zgjidhje për emrin, atëherë lëshimi i qeverisë pas gjashtë muajsh nuk ka kurrfarë efekti. Sepse do të dilet si humbës kolosal. Gruevski atëherë mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme dhe dukshëm ta riste numrin e deputetëve, duke u lëvdua se edhe kur LSDM është jashtë parlamentit dhe kur BDI ka aq numër të madh të deputetëve – unë jam lojtar AS (pasi di si t’ia bëjë me Shqiptarët). Pra, BDI, sa nuk është vonë, pa nervozë, mendoj se duhet ta shqyrtojë edhe njëherë atë se a kanë siguri se realizohet anëtarësimi në NATO? Përndryshe kjo parti do t’i hyp varkës në lumin e rrëpishëm që shkon vetëm njëkahshëm. Madje, për këso marrëveshje së paku duhet të jetë prezent amerikanët qoftë edhe si të padukshëm.

Pra, pa marrë parasysh asaj që ndodhi këto ditë, letrat akoma janë në duar të Ahmetit, por brenda disa ditëve ato do të kalojnë në duar të Gruevskit. Andaj shpresoj se këtë çështje ata urgjent duhet ta pastrojë.  Aduti i BDI-së akoma është shumë i fuqishëm sepse ka numrat e deputetëve dhe nuk duhet të frikohet se Gruevski do ta merr PDSH-në në qeveri. Ajo do të ishte vetëvrasëse për Gruevskin, pasi lëshimi i parlamentit nga ana e BDI-së do të ishte fatale për VMRO-në. A ka mundësi të ketë parlament nëse gjysma e deputetëve janë jashtë tij? Përgjigja është JO. Atëherë hapen mundësi për qeveri ekspertësh, e cila do ta zgjidhte emrin dhe kah fundi i vitit serish do të kishim zgjedhje tjera.

Por, po të ndodhë që të mbetemi jashtë NATO-s, atëherë edhe sikur të del BDI nga qeveria, ajo do të jetë humbëse serioze, kurse VMRO fituese absolute. Pra, duhet ta pyesim veten, ndoshta ne me veprimet tona ia shtojmë jetën Gruevski ?!  Por, si do që të jetë, BDI duhet të flijon diçka nga vetvetja, qoftë edhe me flijimin e do personave që ndokush ua ka regjistruar veprat. Por, populli thotë s’ka dasmë pa mish. Më mirë një fund tragjik se sa një tragjedi të pafund.  

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button