Nga Sofja me “La Boheme Mimi”, Besa Llugiqi në Veliko Tarnovo dhe Purgas në rolin e Lucias (FOTO)

Sopranoja nga Kosova, Besa Lluqiqi më 1 korrik ishte në qytetin e Sofjes së Bullgarisë për të sjell “La Boheme Puccini” kurse më 14 korrik ajo do të jetë edhe në një qytet në veri të këtij shteti, Veliko Tarnovo e veshur nën petkun e “Lucia di Lammermori” duke luajtur rolin kryesor të operës së famshme të Gaetano Donnizetit, njofton Portalb.mk.

Deputimi i Llugiqit në Sofje dhe Veliko Tarnovo i paraprinë performancës së saj më 21 korrik në Burgas, sërish nën rolin e “Lucia di Lammermori”.

Me Lucian, Besa Llugiqi do të rikthehet para audiencës bullgare me rolin që për të parën herë e interpretoi në “Stara Zagora Opera” në dhjetor të vitit 2015.

Interpretimi në kështjellën Tsarevets të Veliko Tarnovo të Bullgarisë, është vazhdimësi e paraqitjeve të sopranos kosovare para audiencës bullgare.

Llugiqi është mjaft entuziaste që do t’i rikthehet rolit të Lucias, të cilin e konsideron goxha sfidues.

Mbrëmjen e 1 korrikut Llugiçi e cilësoi si mjaft të suksesshme dhe të mrekullueshme.

Ja disa fotografi nga mbrëmja e 1 korrikut.

 

Image may contain: 1 person, smiling, flower, outdoor, text and nature

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button