Marigona Qerkezi siguron pjesëmarrjen në “Rossini Opera Festival”

Qyteti italian Pesaro, vendlindja e kompozitorit, Gioachino Rossini, për çdo vit tubon artistë, ekspertë e adhurues të muzikës, në shpalosjen e trashëgimisë së tij muzikore.

Për të parën herë, festivalit ndërkombëtar të muzikës i njohur si “Rossini Opera Festival”, do t’i bashkohet edhe një këngëtare nga Kosova, shkruan  “Koha Ditore”.

Sopranoja kosovare që po bën karrierë nëpër botë, Marigona Qerkezi, është përzgjedhur në mesin e 300 konkurrentëve për të interpretuar në skenën e këtij festivali. Triumfi në audicion ia ka siguruar asaj debutimin në “Teatro Rossini”, në kuadër të festivalit që mbahet në gusht.

Ajo do të jetë pjesë e operës “Il viaggio a Reims”, e cila qe porositur për të festuar kurorëzimin e mbretit francez, Charles X më 1825 dhe është cilësuar si një nga kompozimet më të mira të Rossinit.

Qerkezi, e cila muajin e kaluar nënshkroi kontratë me Teatrin e Ri Kombëtar në Tokio, për sezonin operistik 2019/2020, ka thënë se me veprimtarinë e Rossinit e ka një lidhje të veçantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button