Samsung vjen edhe me S8 Mini?

Samsung besohet se ka vendosur të lëshojë një version më të vogël dhe më të lirë të Galaxy S8. Së paku kështu është raportuar sot nga burime të besueshme të informacionit.
Telefonat e mençur të kompanisë jugkoreane, S8 dhe S8 +, dolën më parë këtë vit në treg dhe të njëjtit shfaqen me ekranet prej 5.8 dhe 6.2”.

Të dy modelet premium të telefonave të Samsung vijnë pothuajse pa korniza fare, meqë Samsung ka arritur që ta maksimizojë raportin e ekranit me trupin e pajisjes, duke shtirë sasinë më të madhe të mundshme të ekranit në një trup jashtëzakonisht kompakt.

Por tani Samsung thuhet se e ka edhe një plan tjetër ambicioz, me lansimin e S8 ‘Mini’. Varianti më i vogël i telefonit pohohet se në të vërtetë mund të jetë më tërheqës për shumë konsumatorë sesa versionet origjinale të telefonave premium, pavarësisht se opsioni Mini do të jetë pak më pak i fuqishëm sesa S8 dhe S8 +.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP