QMK: Nuk ka vend për panikë në Ohër, Qendra e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave

Nuk ka vend për panikë dhe të respektohen rekomandimet, porositi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Agron Buxhaku pas mbledhjes me personat përgjegjës, të cilët e kanë njoftuar për gjendjen e tërmetet në rajonin e Ohrit, të cilat po ndodhin në vazhdimësi disa ditë.

“Të pranishmit në mbledhje bindin se ne si institucione të sistemit për ballafaqim me kriza jemi të gatshëm për çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen”, tha Buxhaku.

Ai kumtoi se për aktivitetet e mëtejshme të Qendrës dhe për të gjitha ngjarjet do të informohet nga Qendra mediale, e përbërë nga institucione të cilat janë përfshirë në ballafaqimin me kriza dhe fatkeqësi elementare, e me qëllim që të mos përhapen lajme të rreme.

Nga QRMK Ohër rekomandojnë që qytetarët e Ohrit dhe turistët të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rekomandimet e organeve kompetente, të cilat dërgohen përmes ueb faqes së QRMK dhe Kryqit të Kuq. Informojnë se deri tani në numrin e telefonit 195 në Qendrën në Ohër janë paraqitur 205 dëme të objekteve të cilat kanë ndodhur si pasojë e tërmetit.

Në mbledhjen u bisedua edhe për gjendjet me zjarret në Maqedoni, ku Goran Stojkovski nga NP Pyjet e Maqedonisë ka informuar se në këtë moment nuk ka zjarre aktive dhe se duke i marrë parasysh temperaturat e larta në qershor kanë ndodhur vetëm dy, ndërsa në maj tre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button