Hedhjet e hedhësit Ahmeti

Kur i kujtoj të gjitha aktivitetet e ndërmarra që para fillimit të fushatës së zgjedhjeve , gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe pas saj, nga ana e partisë  qytetare të BDI-së, më bie ndërmend Ali Ahmeti i cili çdo herë kur takoheshe me z. Menduh Thaçin i thoshte: EDHE KËSAJ HERE TA HODHA (rasti i fundit ishte në manifestimin e 100 vjetorit të pavarësisë në Tetovë). Po, e vërtetë, ky zotëri i qetë si “kristian dhe me meditim budist” (siç e kishte përshkruar një publicist), kishte qenë i zoti që jo t’ia hedh vetëm një njeriu, por tërë një mileti.  Kishte qenë i zoti që edhe “akademikëve” t’ua hedh!? Këta “akademik”, të cilët ia mësyn që të shkruajnë një letër, apo ndoshta ishte gati e shkruar e këta si borxhlinj, vetëm i hodhën firmat e tyre. Pyes: deri kur ky person do t’ua hedh të gjithëve, siç ua hodhi luftëtarëve amanetin, betimin, e ca hudhje të zeza, që s’dua t’i përmend.

I’a hodhi gjithashtu BFI-së kur bëhej fjalë për xhamitë dhe vakëfet edhe pse i detyroi ata që të ishin mësyt  te mileti për ti’a dhënë votën Hedhësit. Ky person vazhdon t’ua hedh edhe maqedonasëve duke përdorur kërcënime të llojit: Aaa, kujdes, ne destabilizojmë!!! Madje edhe bashkësisë ndërkombëtare i’a hedh duke i thënë: Më përkrahni se vetëm UNË jam miku i juaj!? 
Me të vërtetë një Hedhës i paparë! E luajti mirë me presidentin konsensual, gjë  e cila u karakterizua me shumë hedhje të cilët Hedhësi i quan filozofi e veprimit politik (me siguri sipas parimeve të materializmit dialektik). Ti numërojmë llojet e hedhjeve:

1. Hedhja e parë: Të krijoj bindje te popullata se tani është koha (d.m.th deri tani asgjë nuk është bërë).

2. Hedhja e dytë: Të krijoj bindje se PDSH, përkrah projekte antishqiptare (pse nuk i bojkotoj zgjedhjet presidenciale e doli me kandidat të vetëm shqiptar).

3. Hedhja e tretë: Kush nuk mendon si BDI, kush nuk përkrah BDI , nuk ka gjak shqiptari (siç tha znj. Dardhishta për elektoratin e PDSH-së).

4. Hedhja e katërt: Prezanton kandidatin konsensual  duke hedhur tezën si do të dukeshte një president i tillë. Pra sipas Hedhësit, ai kandidat do të fliste nganjëherë shqip, do të kontaktonte me shqiptarët e çarshisë, do të takohej me figura të njohura shqiptare dhe në fund do të kërkonte votën e shqiptarëve. Ama hedhje profesionale. “VDEKJE” PRESIDENTIT  TË NJËANSHËM. RROFTË PENDAROVSKI!

5. Hedhja e pestë: Hedhja e letrave me postë nëpër shtëpi e banesa të nënshkruara personalisht nga vet Hedhësi. Goxha një hedhje!? 

6. Hedhja e gjashtë: Hedhja me analista, akademika, Oemvp-ja, mediume, tek tuk ndonjë hoxhë që bën dua për Hedhësin.  E vetmja parti që ka të drejtë që të bëj hedhje në qeveri është vetëm Hedhësi madje  oponenti as që duhet t’i shkoj mendja për komunikim me askënd, sikur nuk ekziston, sepse ai është i hedhur dhe s’ka të drejtë as  ti ngrejë dy gishta për të pyet, as të flet , por vetëm të dëgjoj dhe të flejë, se po e hape gojën, mjerë ti o i mjerë.

7. Hedhja e shtatë: Është një hedhje akrobatike e paparë. Të gjithë duhet të bëjnë dhe të veprojnë në shoqëri dhe shtet si thotë Hedhësi, sepse Ai vetë është ligji dhe s’ka ligj përveç ligjit të Hedhësit. Po s’u bë si thot Hedhësi,  atëherë pas 6 muajve zgjedhje,  do të bëj një hedhje edhe më madhështore dhe më historike, derisa Hedhësi më në fund të jetoj në “paqe, lumturi dhe harmoni”.

Për fund dua të ironizoj një publicist me pagesë që guxoi të krahasoj figurën  e Ali Ahmetit me “Moisiun biblik”që e nxori prej skllavërie popullin e vet. Ky “Mojsiu” i kohës sonë – Hedhësi me hedhjen e vet  tani e ka kohën:

HEDHJA E PARË VEÇ FILLOI, ME SUKSES U HODH FAMILJA ZEQIRI NGA RADISHANI I SHKUPIT!!!
URIME , SUKSESE, DERI NË HEDHJE TË TJERA!!!

Lajme të ngjashme

Back to top button