Vetëvrasje në Kumanovë

Një 46-vjeçare nga Kumanova  dje ka kryer vetëvrasje, duke shtënë me pistoletë në pjesën e gjoksit, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Në polici dje pasdite nga Ndihma urgjente mjekësore kanë denoncuar se në një shtëpi në rrugën “Romania” në Kumanovë është gjetur T.SH. me plagë nga armë zjarri në pjesën e gjoksit.

Pas ekspertizës së kryer është konstatuar se në periudhën kohore nga ora 08:30 deri në orën 17, T.SH. (46) derisa ka qenë vetëm në shtëpi, me pistoletë ka shtënë një gjoks. Ajo është gjetur nga bashkëshorti i saj.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i viktimës është dorëzuar në Institutin për mjekësi ligjore për autopsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button