Cunami i turizmit në Kroaci

5 euro një kafe, autostrada të shtrenjta, dhoma me çmime astronomike, restorante pa kamarierë: Në Kroaci, vendin ndoshta më të bukur të Europës, po shihen edhe anët e errëta të turizmit.

Në librin e saj «Edhe 172 ditë deri në verë» autorja kroate Lidija Klasiq, e cila jeton në Istër dhe në Berlin, shkruan se «istrianët ende nuk e kanë harruar luksin e ngesë». Sipas saj, «kjo nge kaplon edhe vizitorët, deri kur rutina e jetës së përditshme diku në veri zbeh kujtimet». Kështu njeriu i paramendon pushimet: me nge, pa stres dhe me shumë kohë e lirë, në të cilën nuk je i zënë me ndonjë punë, kur ke kohë të mjaftueshme për të bërë diçka pa u ngutur, kur ke mundësi të përshtatshme për të bërë diçka.

Por, koha e ngesë duket se ka marrë fund në Kroaci njëherë e përgjithmonë. Europianët nga Skandinavia në Gjermani, nga Holanda në Poloni i janë vërsuluar edhe sivjet Kroacisë për të kaluar ditët, siç thuhet, më të bukura të vitit. 1244 ishuj, prej tyre 47 të banuar, 6176 kilometra vijë bregdetare, qytete me shumë trashëgimi historike dhe gjurmë të kulturës dhe arkitekturës venedikase, plazhe me gurë dhe pa gurë, me rërë të trashë dhe të hollë, me gjinj deti mahnitës, me ujë kristal, mundësi për argëtim dhe sport – kjo është Kroacia, e cila nga mediat botërore çdo vit shpallet destinacion i vitit ose njëri prej destanicioneve më të mira në botë për turizëm.

Numri i madh i turistëve po i jep fund epokës së ngesë në Kroaci. Njëkohësisht cunami i turizmit po i jep krahë proterëve të ndryshëm për të shtrenjtuar çmimet. Së fundi, në heshtje dhe tinëz, u shtrenjtuan për 10 për qind çmimet e udhëtimit nëpër autostradë. Portali kroat «Index» shkroi një apel plot zemërim: «Të dashur turistë, mos udhëtoni nëpër autostradat tona dhe mos i ushqeni kësisoj vjedhësit tanë». Sipas portalit pagesat që duhet bërë në autosradat kroate janë paturpësisht të larta, madje në vende të tjera europiane aq kushton një vinjetë për tërë vitin. Kush udhëton me veturë nga Zagrebi në Ploçe (në nahinë e Dubrovnikut) duhet të paguajë 34 euro për autostradë (deri më tani 31). Kroacia dhe autostradat – kjo është një histori korrupsioni, ku nuk mungon as emri i një rme të njohur amerikane që ka ndërtuar edhe autostrada të tjera në Ballkan, për shembull në Shqipëri, Kosovë, Rumani.

Gazeta «Slobodan Dalmacija» nga Spliti shkruan se çmimet e metrit katror të patundshmërive po arrijnë nivel astronomik, në qendër të Splitit është vështirë të gjesh diçka nën 2 mijë euro për metër katrorë, në Dubrovnik as që duhet diskutuar fare për këtë temë, në Stradun, shetitoren e famshme të këtij qyteti, një kafe kushton 5 euro, ndërsa në Split një pjatë e vogël me makarona 12 euro. Një shtëpi pushimi në Istër mund të merret me qira për 3000 euro (dy javë), por ka edhe të tilla vila që kushtojnë 10 mijë euro për 10 ditë. «Jeto ti atëherë» – shkruan «Slobodan Dalmacija» me ironi.

Janë acaruar edhe raportet mes njerëzve. Taksistët pothuaj se kacafyten mes vete, studentët detyrohen t’i braktisin dhomat që kanë marrë me qira, sepse ato tani u jepen turistëve për para të majme, qiradhënësit dhe ata që duan të bëjnë jetën në qetësi pa dhënë dhoma me qira po zhvillojnë një luftë të vogël me plot agresivitet e urrejtje, smirë dhe keqdashje. Mungojnë vende për parkimin e veturave, në rajonin e Splitit infrastruktura rrugore nuk është e mirë, furnizimi me ujë në disa ishuj shpesh dështon, rrjeti i energjisë elektrike është tepër i ngarkuar, sepse në çdo kënd gumëzhin një kondicioner për freskim, në qytete historike si Dubrovniku tollovia është marramendëse – po aq sa edhe çmimet për çdo shërbim. (Për shembull: deri në 50 euro parkimi i veturës – për një natë).

Një problem tjetër: mungesa e personelit të kualikuar në sektorin e turizmit. Në disa media thuhet se Kroacisë i mungojnë 20 mijë punëtorë sezonalë në turizëm. Kuzhinerë dhe ndihmës-kuzhinierë, pastruese të dhomave, kamerierë – të gjithë këta janë shumë të kërkuar në Kroaci tani për tani. Ka lokale që ofrojnë deri në 600 euro rrogë për kamerierë, por s’gjejnë. Një zgjidhje e mundshme do të ishte importimi i fuqisë punëtore. Pse jo kamerierë nga Prishtina në Poreç? Kjo më lehtë thuhet se bëhet. Përkundër përrallave për miqësinë e përhershme kroato-shqiptare, pushtetet në Kroaci kultivojnë me këmbëngulje një refuzim latent ndaj shqiptarëve. Natyrisht edhe për shkak se këta të fundit nuk janë engjëj. Tregtia me drogë, reketi, fajdet nuk janë biznese të panjohura për grupe shqiptarësh.

Para llimit të sezonit sektori turistik në Istër kërkoi 10 mijë punëtorë, kryesisht në hoteleri dhe shitje. Nëse vitin e kaluar Kroacia ka qenë mikpritëse e 16,3 milionë mysarëve dhe ka regjisturar 91,3 milionë bujtje, sivjet shifrat mund të jenë edhe më të mëdha. Të ardhurat nga turizmi vitin e kaluar ishin 9,5 miliardë euro (18 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto), sivjet mund të kalohet kuri i 10 miliardave. Por, rekordet po lënë gjurmë: shumë qytete dhe qendra turistike thjeshtë nuk disponojnë me infrastrukturën e duhur për t’u përballur me cunamin turistik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button