Saliji dhe Althauzer në takim biseduan për mbështetjen e Gjermanisë në procesin reformues të Maqedonisë

Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji realizoi takim protokolar me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Ekselencën e Saj, Kristinë Althauzer, njofton Portalb.mk.

“Në takimin e zhvilluan në Ministrinë e Drejtësisë, minsitri Saliji falënderoi ambasadoren dhe shtetin gjerman për ndihmën dhe mbështetjen permanente për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj.  Veç kësaj, ministri i drejtësisë njoftoi ambasadoren për hapat e ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë në drejtim të realizimit të synimit më madhor, integrimit të shtetit në Bashkimin Europian dhe NATO. Ambasadorja e Gjermanisë, uroi ministrin për postin e marrë si dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit gjerman për mbështetje të reformave të parapara nga qeveria e Republikës së Maqedonisë, reforma këto që duhet ta plotësojnë këtë frymë të re të krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara vitin e kaluar”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. I urojmë ministrit postin, por, si ministër shqiptar i sugjerojmë ta korrigjojë mbiemrin: është ose SALIHU, ose SALIU. Kurrsesi SALIJI!

Leave a Reply to dardan Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button