Nga mulliri i Zajazit tek mulliri i Gruevskit!

Të gjithë e dimë se si erdhi Ali Ahmeti në Maqedoni, ishte një person anonim deri në qershor të 2001 kur doli me emër dhe mbiemër në Prizren gjatë takimit me krerët e ppd-s dhe pdsh-s për t’u marrë vesh rreth ndërprerjes së luftimeve!
 
Të gjithë e dimë se si u prit Ali Ahmeti nga populli shqiptarë në Maqedoni, me glorifikime të mëdha duke e cilësuar si çlirimtarë !
 
Të gjithë e dimë se prej atëherë deri më sot populli ia dha votën me shpresë se Ali Ahmeti do të bën ndryshimet e pritura! Dhe në qeveri prej gati 12 vitesh pamë gjithçka por jo edhe ato ndryshime për të cilat u zotua dhe e dha fjalën! Grupi i bdi.s i përbërë nga ministra të njëjtë gati në çdo ekzekutiv nisën “bizneset” e tyre, u erdhi mirë fitimi pa djersë, tenderët e falur nga Gruevski, dhe harruan atë që e kishin premtuar gjatë fushatës! Kishte kritika, kishte kërkesa të lëshohet qeveria, por ato u treguan të shurdhër sepse atyre ju shkonte mirë!
 
Nisën punësimet partiake, familjare, klanore, të gjithë që ishin kundër bredhin rrugëve të pa punë, varfëria skajshmërisht u rit në nivel nacional, sa që sipas disa statistikave, ajo kalon 70%! Pra, disa pasuroheshin me të madhe, disa varfëroheshin me të madhe!
 
Dhe erdhi dita kur do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme 2014, kur do të bojkotojmë presidentin i cili nuk i përfaqëson të gjithë qytetarët e saj, dhe se kësaj radhe po qe se i marrin votat e shumicë shqiptare, do të bëjnë “kërdi”, ashtu premtuan! Dhe ne u mashtruam dhe ju besuam!
 
U formuan grupet e punës për nisjen e bisedimeve rreth formimit të qeverisë, kishte zëra që thonë se kësaj radhe Ali Ahmeti nuk e ka ndër mend të lëshon pe, dhe ne që e mbështetëm ndiheshim krenarë, sepse më në fund menduam se erdhi momenti që t’i tregojmë botës se jemi në trungun tonë dhe se aty ne vendosim për fatin tonë! Por, ishte e shkurtë kjo “ëndërr”, kjo krenari! Vota dhe mbështetja që ju dha me një të ramë u shkel! I gjithë ai premtim parazgjedhor shkoi në Vardar, e mori lumi!
 
Dhe sot, të zhgënjyer duam të arsyetohemi se kemi gabuar që e mbështetëm BDI-n në mungesë të një alternative të mirëfilltë, dhe dorën në zemër, nuk kishte alternativë të mirëfilltë, pdsh e vërtetoi se është “mashë” e Nikolla Gruevskit, edhe ajo mori pjesë në inaugurimin e parlamentit të ri! Vetë Menduh Thaçi shkoi dhe u ulë në atë parlament për të votuar përbërjen e re parlamentare!
 
Nga mulliri i Zajazit tek mulliri i Gruevskit shkoi uji! E dinë mirë Ali Ahmeti dhe grupi  i tij se për cilin mulli e kam fjalën! 
 
Për fund
 
Mund të jetë taktizim i Ali Ahmetit kjo lëvizje vetëvrasëse, mund të jetë edhe trysni nga bashkësia ndërkombëtare, mund të jetë çfarëdo qoftë, por ishte kjo hera e fundit që mbështetmë dhe i dhamë votat BDI-s! Kujtoj se ky është fillimi i fundit i Ali Ahmetit, kujtoj se ato që e përkrahen me të drejtë turpërohen, ndërsa unë kërkoj falje publike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button