Presidenti Ivanov në forumin Kran Montana në Barcelonë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga bashkëshortja Maja Ivanova, prej sot deri më 7 korrik do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, me rastin e pjesëmarrjes në sesionin 28-të vjeçar të forumit Kran Montana, që po mbahet në Barcelonë.

Ivanov, siç informoi Kabineti i tij, do të mbajë fjalim në sesionin zyrtar në hapjen e forumit me temë “Çfarë bote për të ardhmen? Strategji për stabilitet në mjedis të paparashikueshëm – drejt një mënyrë të re të menaxhimit”.

Temat e diskutimit në forumin e sivjetshëm janë të fokusuar në prodhimin e energjisë, ndryshimet klimatike, krizën migruese, përforcimin e rolit të gruas në shoqëri dhe mundësitë për bashkëpunim në Mesdhe, Afrikë dhe Lindjen e Afërt.

Të premten bashkëshortja e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Maja Ivanova do t’i ndahet çmimi Medalje e artë në forumin Kran Montana, për aktivitetet e saj, projektet dhe nismat nga karakteri humanitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button