17 vendet ku mund të “blesh” një pasaportë (FOTO)

Krahas shpenzimeve të luksit, si jahtet, avionët privatë, etj., të pasurit po priren gjithmonë e më shumë të shpenzojnë për pasur një nënshtetësi të dytë apo të tretë.

Shumë shtete kanë filluar të ofrojnë programe të ndryshme për “shitjen” e nënshtetësisë, e cila ofrohet kryesisht për njerëzit që investojnë shuma të caktuara në biznese vendase, pasuri të patundëshme, etj.

Nënshtetësia e dytë nuk është thjesht nëj pasaportë për njerëzit e biznesit, sepse ajo të mundëson lehtësi lëvizjeje në më shumë vende, si dhe të jep mundësinë të zgjedhësh të bëhesh rezident i shtetit që ofron një sistem taksimi më të ulët.

17 shtetet ofrojnë një nënshtetësinë e tyre nëpërmjet programit “Citizenship by Investment” (CIP), ku më e lira rezulton të jetë Tailanda dhe më e shtrenjta, Zelanda e Re.

Ja disa nga shtetet: Tailanda – $15.000; Letonia – $73.000; Saint Lucia – $100.000; Dominika – $100.000;  Malta – $170.000; Grenada – $200.000; St. Kitts and Nevis – $250.000; Antigua dhe Barbuda – $250.000; Greqia – $280.000;

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button